Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ia ka keqpërdorur kartelën bankare një gruaje.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 8 gusht, ndërsa është iniciuar si “Vjedhje e identitetit dhe pajisja e qasjes”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur kartelën bankare të viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.


