KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Katër mënyrat sesi të dalloni fotot e krijuara nga Inteligjenca Artificiale
Teknologji

Katër mënyrat sesi të dalloni fotot e krijuara nga Inteligjenca Artificiale

KosovaNewss
KosovaNewss 11:07 -14/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Muajin e kaluar u bë virale në internet një imazh i Papa Françeskut me një xhup të bardhë të markës “Balenciaga”. Ajo arriti të bindë mijëra njerëz se Papa po bëhej gati për të kaluar një mbrëmje dëfryese në qytet. Pak ditë më vonë, një seri tjetër fotosh u përhap në mediat sociale, duke pretenduar se po tregonte arrestimin në rrugë të ish-presidentit Donald Trump nga oficerët e policisë së Nju Jorkut.

Këto fotot të rreme u krijuan nga sisteme të Inteligjencës Artificiale (AI) si ”Midjourney”, “DALL-E” dhe “Stable Diffusion”. Ato janë në funksion prej disa vitesh, por vetëm kohët e fundit imazhet që prodhojnë janë bërë mjaftueshëm bindëse për të mashtruar vëzhguesit më pak të zgjuar.

Dhe disa ekspertë mendojnë se ne po ecim me shpejtësi drejt një të ardhmeje, ku është praktikisht e pamundur të bëhet dallimi midis imazheve reale dhe falsifikimeve të krijuara nga AI. “Sistemet janë tashmë shumë të mira. Madje pa përdorur mjete të specializuara për

të analizuar imazhet, edhe ekspertët nuk mund ta kenë të vështirë të bëjnë dallimin. Dhe

këto sisteme vetëm sa do të përmirësohen”–thotë Xhejms O’Brajan, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë. Po si mund të dalloni imazhet e rreme të krijuara nga Inteligjenca Artificiale?

1. Vëreni me vëmendje gishtat dhe dhëmbët e protagonistëve në një foto të tillë

Meqë grupet e të dhënave që trajnojnë sistemet e AI, priren të kapin vetëm pjesë të duarve, kjo teknologji nuk arrin shpeshherë të krijojë duar të vërteta. Kjo mund të çojë në imazhe me duar të deformuara, një shenjë dalluese tipike, se një imazh i krijuar nga Inteligjenca Artificiale është i rremë.

Kështu në imazhin viral të Papa Françeskut, dora e tij e djathtë (dhe filxhani i kafesë që mban) duket e shtypur dhe e deformuar. Por me probleme mund ta paraqiten edhe dhëmbët.

“Modelet e AI kanë probleme me atë lloj strukture, megjithëse më të rejat po përmirësohen”– thekson O’Brajan.

2. Kini kujdes ndaj teksturave tepër të lëmuara

Disa gjeneratorë imazhi të AI, prodhojnë tekstura që janë tepër të lëmuara apo lëkurë me pamje plastike dhe me një shkëlqim shumë të fortë. Kjo do të thotë që një xhaketë, mund të duket shumë e bukur nga sa është në realitet, thotë eksperti, shkruan Discover Magazine, përcjell KosovaNews

3. Kërkoni për detaje që nuk përshtaten

Ndoshta gjërat kryesore që duhen analizuar janë mospërputhjet në logjikën e vetë imazhit. “Mënyra më e lehtë për të kuptuar se një imazh është i rremë, është të shohësh me kujdes objektin kryesor. Në çdo foto, do të vini re se modeli rreth syrit është i ndryshëm”- thotë O’Brajan, duke iu referuar një fotoje tjetër të bërë virale. Mospërputhje të tjera, përfshijnë detaje si pëlhura e veshjeve që përzihen së bashku në tema të ndryshme apo modele sfondi që përsëriten në mënyrë të përsosur.

4. Bëni kërkimin tuaj në faqe të tjera

Kur jeni në dyshim, mos kini frikë që ta ndërlidhni atë që po shihni me burime të tjera të besueshme. “Gjërat që shohim tani, duhet t’i kërkojmë menjëherë në Google për të gjetur informacione të tjera rreth tyre. “Është e vërtetë që ka të dhëna të vogla që mund t’i shihni në imazh, por thjesht reflektoni dhe bëni kërkimin tuaj”-deklaron eksperti.

O’Brajen nuk mendon se është e largët dita ku ne nuk mund të bëjmë më dallimin midis fotove reale dhe imazheve të krijuara nga AI. Ai dyshon se ne mund ta kalojmë këtë prag brenda disa viteve të ardhshme. “Ndaj ne si shoqëri, duhet të bëhemi më të aftë në pranimin efaktit, që gjërat që shohim në rrjet mund të mos pasqyrojnë gjithmonë realitetin”- përfundon ai.

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan mbajnë trajnim të përbashkët  

Kurti kritikon Prokurorinë Speciale për mosveprim në rastin e zhdukjes së Ukshin Hotit

DW: Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin Perëndimor

Një policeje iu vodh arma zyrtare në Klinë, bashkë me një karikator me 15 fishekë

Sot mot i vranët e me shi

KosovaNewss 14/05/2023 14/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan mbajnë trajnim të përbashkët  
17:03 -16/05/2025
Rizvanolli publikon vendimin e qeverisë së Isa Mustafës në vitin 2015 në kohën kur u miratua  ligji për liberalizimin e tregut të energjisë
16:50 -16/05/2025
Zelensky dhe liderët europian  bisedojnë me Trump nga Tirana: nëse Rusia nuk ndalon luftën, sanksione më të ashpra duhet të pasojnë
16:33 -16/05/2025
Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së
15:50 -16/05/2025
Meloni: Ballkani Perëndimor me perspektivë të qartë integrimi në BE
15:35 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?