Lojtari i Ballkanit, Edvin Kuç, ka pasur një debutim ëndrrash me kombëtaren e Malit të Zi.
Kuç startoi në miqësoren e Malit të Zi përballë Libanit dhe arriti të gjej dy herë rrjetën brenda 20 minutave të parë.
29-vjeçari fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të, derisa vetëm tre minuta më vonë mesfushori dyfishoi rezultatin e Malit të zi, me golin e dytë personal.
Kjo është hera e parë që ai po ftohet nga kombëtarja.
Mali i Zi ndeshjen e radhës e ka kundër Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian.
Kuç pritet që në atë ndeshje të debutojë edhe në përballje zyrtare.