Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi në automjetin e tij janë hasur gjashtë shtetas të huaj , tre nga Bangladeshi dhe tre nga Siria.
Lidhur me rastin thuhet se është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./KosovaNews/
Njoftimi i plotë i Policisë:
KONTRBANDË ME MIGRANT
Vërmicë-Autostradë Ibrahim Rugova 05.07.2022-05:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi në automjetin të cilin e drejtonte janë hasur gjashtë persona shtetas të huaj të moshës madhore (tre Sirian dhe tre nga Bangladeshi).
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.