KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Joseph: Trumpi, në pozitë unike për ta përmbyllur dramën në Ballkan me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në NATO
Politikë

Joseph: Trumpi, në pozitë unike për ta përmbyllur dramën në Ballkan me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në NATO

KosovaNewss
KosovaNewss 20:04 -15/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins dhe ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, tha pas dëshmisë së tij në Kongresin Amerikan se kushti kryesor i papërmbushur për stabilitet real dhe të qëndrueshëm është që Serbia ta pranojë rendin perëndimor për rajonin.

Para Nënkomitetit për Europën të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në seancën dëgjimore me temën “Pikë e nxehtë: Rruga drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, në fillim të dhjetorit, Joseph paraqiti vlerësime mbi rolin e Serbisë në stabilitetin rajonal, marrëdhëniet me Rusinë dhe hezitimin e Perëndimit.

Joseph tha në një intervistë për gazetën boshnjake “Avaz” se dëshmia e tij u përqendrua te paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor.

“Shtrova pyetjen thelbësore: pse ky rajon, ku SHBA, BE dhe NATO kanë ndikim vendimtar, vazhdon të jetë i paqëndrueshëm? Edhe pse asnjë aktor nuk mban përgjegjësi të plotë, theksova kushtin kryesor të papërmbushur për stabilitet real dhe të qëndrueshëm: që Serbia ta pranojë rendin perëndimor për rajonin. Kjo do të thotë që vendi më i madh, larg e më i madhi ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, më në fund t’i pranojë rezultatet e luftërave, pa kërkuar “kompensim” në Bosnjë e Hercegovinë, në Kosovë apo në Mal të Zi. Kjo do të thotë orientim drejt partneritetit strategjik me SHBA-në, Bashkimin Europian dhe, mbi të gjitha, NATO-n – e jo me Rusinë dhe Kinën apo aktorë të tjerë malinj,” tha ai.

- Reklamë -

Joseph tha se Administrata Trump “mund ta shfrytëzojë mundësinë që presidenti Biden e humbi” në lidhje me orientimin e Serbisë që ta pranojë rendin perëndimor për Ballkanin.

“Para së gjithash, siç kam theksuar në dëshminë në Kongres, SHBA duhet të mbetet e palëkundur në këmbënguljen që rusët të largohen nga NIS-i (Industria e Naftës e Serbisë). Biden mund ta kishte shtyrë Beogradin ta nacionalizonte NIS-in dhe të vendoste sanksione ndaj Rusisë, por priti deri në fund të mandatit të tij për të vendosur sanksione ndaj NIS-it,” tha ai.

Presioni tani është serioz, thotë Joseph, sepse “Serbia po mbyll rafinerinë e saj të vetme në Pançevë dhe po fillon të mbetet pa rezerva nafte”.

“Në seancë i bëra thirrje Kongresit dhe Administratës të qëndrojnë të vendosur dhe të mos bien pre e përpjekjeve ruse apo serbe për blerje kohe në lidhje me NIS-in. Nacionalizimi i NIS-it mund të shkaktojë një përçarje serioze mes Moskës dhe Beogradit, duke hapur rrugën për hapa të mëtejshëm,” tha ai.

Sipas Joseph, SHBA-ja “mund ta përmbyllë të gjithë dramën e papërfunduar të shpërbërjes së Jugosllavisë”.

“SHBA mund ta përmbyllë të gjithë dramën e papërfunduar të shpërbërjes së Jugosllavisë aty ku edhe filloi: në Kosovë. Siç kam shkruar muajin e kaluar në ‘SAIS Review’, presidenti Trump është në një pozitë unike për ta shtyrë Beogradin të angazhohet për anëtarësim në NATO, së bashku me Kosovën. Kjo do ta përfundonte bllokadën dhe do ta ndryshonte në mënyrë dramatike marrëdhënien e Serbisë me fqinjët – dhe, po aq e rëndësishme, me të kaluarën, përfshirë Srebrenicën. Dhe shtoj Zhepën, ku kam shërbyer në korrik 1995 me UNPROFOR-in,” tha ai.

Joseph tha se “e gjithë kjo është më reale sesa njerëzit e imagjinojnë”.

“Trump gëzon popullaritet të jashtëzakonshëm në Serbi dhe perceptohet si figurë e fortë, autoritare. Ndërsa serbët janë më të hapur ndaj NATO-s sesa mendohet – veçanërisht nëse Qeveria e Aleksandar Vuçiqit do ta ndryshonte narrativën. Në seancë përmenda hulumtimin më të fundit të IRI që tregon se gjysma e popullsisë së Serbisë ka qëndrim pozitiv ndaj NATO-s (duke dëshiruar të paktën ‘më shumë komunikim me NATO-n’). Teksti im në ‘SAIS Review’ përmend edhe arsye të tjera pse Vuçiqi do ta shqyrtonte NATO-n – veçanërisht pasi Trump t’i ofrojë Kosovës rrugën drejt anëtarësimit në Aleancë,” tha ai.

Ai tha se Administrata e Joe Biden pati qasje të “pabalancuar” për Kosovën dhe Serbinë.

“Për shembull, në maj 2023, serbët sulmuan rëndë ushtarët e KFOR-it në Zveçan, në veri të Kosovës. Megjithatë, u ndëshkua vetëm Kurti, për vendosjen e kryetarëve të komunave (në zgjedhje që serbët i bojkotuan). Dy javë më vonë, Serbia rrëmbeu tre policë kosovarë nga territori i Kosovës, gjë që përbën shkelje serioze të detyrimeve formale të Beogradit ndaj NATO-s. Megjithatë, nuk pati asnjë ndëshkim për Beogradin. Dy muaj më vonë, në shtator 2023, vetëm Kurti u fajësua për mungesën e përparimit në dialogun me BE-në. Me një model të tillë, ku përgjegjësia i atribuohet ekskluzivisht Kosovës, nuk ishte surprizë që po atë muaj ndodhi një operacion shumë serioz në Banjskë. Tani SHBA ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, ndërsa me Serbinë e vazhdon. Ndërkohë, kemi një rrëmbim të pretenduar të një qytetari të Kosovës me kombësi serbe, të marrë nga Kosova në Serbi. A do të përfundojë ky model sërish me dhunë të re?”

Joseph foli edhe për Republika Srpskan, ndërsa e cilësoi atë si gabim kardinal të Marrëveshjes së Dejtonit.

“Siç kam theksuar, zyrtarët amerikanë e njohin këtë si gabim kardinal të Marrëveshjes së Dejtonit kur u thonë kosovarëve: ‘Mos u shqetësoni, nuk do të krijoni një republikë të re serbe kur të formoni Asociacionin e komunave me shumicë serbe’. Me këtë ata e pranojnë problemin e brendshëm që paraqet krijimi i RS”.

Gjithashtu lexoni:

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

KosovaNewss 15/12/2025 15/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale
15:09 -05/06/2026
Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces
13:58 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?