KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Joseph: Duke sanksionuar aleatin demokrat dhe duke mbështetur autokratin Vuçiq, SHBA-ja po krijon një krizë në Kosovë
Politikë

Joseph: Duke sanksionuar aleatin demokrat dhe duke mbështetur autokratin Vuçiq, SHBA-ja po krijon një krizë në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 19:05 -13/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Washington dhe ish-zëvendës i shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, ka analizuar situatën aktuale politike në Kosovë.

Joseph konsideron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke krijuar një krizë në Kosovë.

Kështu ai ka marrë shembull rastin e Ukrainës në raport me Rusinë.

“Nëse dikush mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, ai është Volodymyr Zelensky. Kërkojini presidentit ukrainas t’u japë rusëve etnikë autonomi dhe Zelensky do të bëjë menjëherë tre pyetje: A do të pranojnë rusishtfolësit që të jetojnë në Ukrainë, jo në Rusi? A do ta njohë Rusia sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës? Dhe a do të na lejojë përfundimisht dhënia e autonomisë të anëtarësohemi në NATO?”, ka pyetur Joseph.

Sipas tij, paaftësia e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për t’iu përgjigjur këtyre tri pyetjev të njëjta edhe në rastin e Kosovës e Serbisë, është arsyeja prapa “luftës” mes perëndimorëve dhe kryeministrit Kurti.

“Në vend që ta shikojnë autonominë në mënyrë strategjike – siç do ta bënte Zelensky, dhe siç bën presidenti rus Vladimir Putin – zyrtarët e administratës së Biden janë po aq dogmatikë sa kryeministri i Kosovës që ka tërhequr zemërimin e Perëndimit”, thotë ai.

“Është gjithashtu një gabim i rëndë. Washingtoni dhe Brukseli janë fajtorë të përbashkët për krizën, duke përfshirë dhunën e paramenduar të ushtruar nga serbët kundër paqeruajtësve të NATO-s. Absurditeti i sanksionimit të një aleati demokratik në Prishtinë, ndërsa përshëndetet një autokrat manipulues, pro-rus si një “partner më i mirë [ i SHBA-së]””.

Joseph ka thënë se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duhet të vendosë nëse ia vlen ky çrregullim rajonal dhe dëmtim i reputacionit të SHBA-së, për ta kënaqur një autokrat serb.

“I bindur nga vartësit e tij, Blinken me sa duket ka nënshkruar një mirëkuptim me Vuçiqin. Mbështetja e Serbisë për Ukrainën përkthehet në butësi të SHBA-së ndaj Vuçiqit, i cili ka ringjallur nacionalizmin “serb të madh” që e solli Beogradin në konflikt me fqinjët e tij dhe NATO-n në vitet 1990. Siç shpjegoi Hill në lidhje me ndihmën për Ukrainën, “kur njerëzit janë në bord, marrëdhëniet përmirësohen”. Kjo frazë kap qëndrimin e administratës së Bidenit ndaj Serbisë”, deklaroi njohësi i Ballkanit Perëndimor.

Ai shton se ajo duhet të shqetësojë Blinken është se Moska vështirë se duket e shqetësuar nga ndonjë prej arritjeve të administratës Biden me regjimin e Vuçiqit.

 “Marrëdhënia serbo-ruse vazhdon përballë votave simbolike dhe egoiste të Beogradit të lidhura me Kosovën kundër Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Teksa armatimet moderne perëndimore e kthejnë valën e luftës kundër Rusisë, Kremlini ka hedhur poshtë raportet – të konfirmuara nga Vuçiç – se municionet serbe të epokës sovjetike kanë gjetur rrugën e tyre drejt Ukrainës. Narrativat pro-ruse, të organizuar nga Beogradi në kundërshtim me BE-në, gjejnë rrugën e tyre në të gjithë Ballkanin”, tha ai.

Joseph konsideron se Putin beson se ai, jo Perëndimi, po fiton në Ballkan, me kosto shumë të ulët, pasi “Nga këndvështrimi i Kremlinit, çrregullimi në një rajon ku Shtetet e Bashkuara, BE dhe NATO kanë avantazhin strategjik është provë se administrata e Bidenit nuk di si të ushtrojë pushteti”.

“Alter egoja pro-ruse e Vuçiqit, shefi i inteligjencës, Aleksandar Vulin sapo mori pjesë në një konferencë të madhe të sigurisë në Moskë, “duke sinjalizuar për qendrat e fuqisë perëndimore se Serbia ka një alternativë [ruse] “. Serbia mbetet vendi i vetëm evropian – përveç Bjellorusisë aleate të Kremlinit – që nuk e sanksionon Rusinë”, shprehet më tej.

Profesori amerikan thotë se nëse Vuçiq – pa armë bërthamore apo rezerva masive të naftës dhe gazit – mund të ngatërrojë Perëndimin, atëherë po ashtu edhe Putini e kupton se Kosova – jo energjia apo vëllazëria sllave ortodokse – është mundësues për marrëdhëniet serbo-ruse dhe për destabilizimin rajonal të nxitur nga Beogradi.

“Me bindje gati fetare, zyrtarët amerikanë mbështesin autonominë serbe si graalin e shenjtë për mbylljen e çështjes së Kosovës. Në realitet, dhënia e Asociacionit për serbët e Kosovës – pa avancuar njohjen e Kosovës nga serbët dhe nga aleanca e plotë e NATO-s – është një propozim i rrezikshëm. Nuk është rastësi që Rusia gjithashtu përkrah skemën e autonomisë serbe, në të njëjtën gjuhë ungjillizuese si zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së”, tha Joseph në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”.

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

​Baraliu: LVV-ja fiton 53 mandate, modeli D’Hondt e favorizon

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

80 kuti të votave me postë të numëruara, VV e para me mbi 69%

“Ne kemi fituar zgjedhjet përsëri jashtëzakonisht bindshëm”, Gërvalla: Presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione

KosovaNewss 13/06/2023 13/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren
14:23 -15/06/2026
Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi
13:48 -15/06/2026
Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit
13:10 -15/06/2026
Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
13:03 -15/06/2026
Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan
13:00 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?