KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Javën e ardhshme vjen ekipi i mjekëve të huaj, operon falas në QKUK disa fëmijë me probleme në zemër  
Shëndetësi

Javën e ardhshme vjen ekipi i mjekëve të huaj, operon falas në QKUK disa fëmijë me probleme në zemër  

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 15:58 -08/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, i ka takuar të premten aktivistë të organizatës Gift of Life, me ç’rast kanë koordinuar punët me rastin e ardhjes së një ekipi të mjekëve të huaj për operimin e disa fëmijëve me probleme në zemër.

Në fakt ministri Latifi ka takuar Albana Krasniqin, drejtoreshë e organizatës Gift of Life Interantional dhe koordinatore për Kosovën, si dhe Mazllum Belegun, po ashtu aktivist dhe humanist në këtë organizatë.

“Ky takim është realizuar në kuadër të përgatitjeve dhe koordinimit të punëve, për ardhjen e ekipit të mjekëve nga data 10 deri më 17 shtator 2022, në Prishtinë, dhe të cilët janë pjesë e organizatës Gift of Life. Ky ekip i mjekëve do të operojnë falas disa fëmijë, të cilët kanë probleme në zemër, dhe që shërimi i tyre tashmë është bërë i mundur në Kosovë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet e ditur se ky mision i këtij ekipi të mjekëve, do të mbështetet me mjete financiare nga biznesmeni, humanisti dhe atdhetari i njohur, shqiptaro-amerikani, Harry Bajraktari.

Me këtë rast ministri Latifi, falënderoj të dy humanistët nga organizata Gift of Life Interantional për kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të tyre, në shërimin e fëmijëve.

Ai tha se këto operime jo vetëm se nuk janë të mundshme të bëhen në Kosovë, por janë edhe tejet të kushtueshme dhe organizata Gift of Life International i ka mundësuar krejtësisht falas këto operime.

Ndërkaq, humanistja, Albana Krasniqi, në këtë takim foli për  fillimin e këtij programi, sfidat dhe sukseset.

Megjithatë, ajo tha se është shumë e lumtur, që sado pak po i ndihmon fëmijët me probleme në zemër, pasi që trajtimi i tyre është shumë i kushtueshëm./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Osmani për nënkampionen e botës në xhudo: Distria, krenaria jonë

Distria e argjendtë në Botëror

Anulohet raundi i ri i negociatave bërthamore SHBA-Iran në Oman

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë

Kosova dhe ShBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

TAGGED: Ministria e Shendetesise, Mjeket, QKUK
Kreshnik Llabjani 08/07/2022 08/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?