KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jasir Asani: Kam oferta nga Italia, Gjermani, Arabia dhe Spanja
Sport

Jasir Asani: Kam oferta nga Italia, Gjermani, Arabia dhe Spanja

KosovaNewss
KosovaNewss 18:47 -18/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Jasir Asani është njeriu i momentit te Shqipëria. Sulmuesi anësor është protagonist kryesor i kuqezinjve në këto eliminatore me tre gola të shënuar, por edhe me dy asiste.

Statistika këto që e ndihmojnë Shqipërinë të renditet e para në grupin kualifikues dhe shumë pranë biletës për në Europianin e verës së ardhshme që zhvillohet në Gjermani.

Së fundmi, Asani që aktivizohet në Korenë e Jugut me skuadrën e Gwangju, ka dhënë një intervistë për një faqe italiane, ku thekson rëndësinë që pati trajneri Sylvinho në karrierën e tij si dhe mundësinë që në janar të transferohet në një kampionat tjetër, ku ai preferon Serinë A.

“Jam i bindur se nëse në Tiranë do të kishim një stadium si Camp Nou, shqiptarët do ta kishin mbushur plot. Jemi një popull i çmendur për futboll. Në Shqipëri marrim një dashuri të jashtëzakonshme nga tifozët.

Në rrugë na quajnë heronj dhe mesazhet në rrjetet sociale i kemi plot. Ndonjëherë humbas në Instagram edhe mesazhet e prindërve, aq shumë janë. Mendoja se nuk do më thërrisnin më në kombëtare, por ja ku jam, në moshën 28-vjeçare.

Protagonist në një Shqipëri që është më e fortë se kurrë.Sylvinho më ndryshoi jetën, para tij asnjë trajner i kombëtares nuk më konsideroi kurrë. Kam lindur në Shkup, Maqedonia e Veriut më kërkoi, por unë refuzova.

Jam ndier gjithmonë shqiptar. Akoma e mbaj mend telefonatën e parë me Sylvinhon. Më telefonoi pak orë para një ndeshje dhe isha aq i lumtur sa në atë sfidë shënova një tripletë. Kam oferta nga Italia, Gjermani, Arabia dhe Spanja, në janar pres të transferohem në një prej këtyre ligave. Por, si çdo shqiptar edhe unë jam i fiksuar me Serie A.

Të gjithë në Shqipëri përveç mbështetjes për një ekip shqiptar, bëjnë tifo edhe për një klub italian.Goli ndaj Polonisë ishte i mrekullueshëm. Mund ta kem parë edhe një mijë herë të tjera. Në një moment gjatë ndeshjes, Szczęsny m’u afrua dhe më komplimentoi.

Më tha se nuk e priste kurrë që unë të godisja nga ai pozicion”, përfundoi Jasir Asani.

Gjithashtu lexoni:

Wright dhe Ibrahimovic: SHBA mund të shkojë deri në gjysmëfinale

Anglia në alarm, Rashford rrezikon sfidën ndaj Ganës

E pa besueshme por e vërtetë, Ancelotti shënon fitoren e parë në Kupën e Botës

Granit Xhaka reagon ndaj kritikave

Vedat Muriqi arrin në Stamboll

KosovaNewss 18/10/2023 18/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë
18:54 -20/06/2026
SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin
18:29 -20/06/2026
Wright dhe Ibrahimovic: SHBA mund të shkojë deri në gjysmëfinale
18:05 -20/06/2026
Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani
17:18 -20/06/2026
Anglia në alarm, Rashford rrezikon sfidën ndaj Ganës
16:40 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?