KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Jam i dërguar i profetit”, avokati tregon se çka i tha i dyshuari për vrasjen e nënës së tij, kërkon që t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik
Siguri

“Jam i dërguar i profetit”, avokati tregon se çka i tha i dyshuari për vrasjen e nënës së tij, kërkon që t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik

KosovaNewss
KosovaNewss 18:21 -15/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Më ka detyruar shërbimi informativ rus”, “Jam i dërguar i profetit”, “E kam shpëtuar shqiptarinë” dhe “Jam Skënderbeu i ri”, janë fjalët e vetme që i dyshuari për vrasjen e nënës së tij në Pejë ia ka thënë avokatit të tij mbrojtës, Asdren Mekaj.

Këtë e konfirmoi avokati Mekaj teksa shtoi se gjendja mentale dhe shëndetësore e klientit të tij është e rëndë.

Për këtë arsye ai tha se nga Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar që 30-vjeçarit t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.

“Dy herë ka tentuar Prokuroria që ta intervistojë klientin tim, por nuk ka mundur për shkak të gjendjes së tij të rëndë mentale dhe shëndetësore. Për arsye të mungesës së komunikimit të mirëfilltë mes meje dhe të mbrojturit, përveç që më pengon mua të ofroj mbrojtje efektive, në përputhje me Kodin e Etikës dhe në përmbushje të të drejtës fondamentale që e gëzon çdo person i dyshuar për një krim, pavarësisht kësaj unë thellësisht besoj se është shumë e nevojshme që t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik”, tha ai per telegrafin.

Tutje, avokati bëri të ditur se nga prokurorja e rastit, në seancën gjyqësore të shtunën ka marrë konfirmim se një ndër veprimet e para që do të bëjë do të jetë shqyrtimi i kërkesës për dërgimin e të dyshuarit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë njoftoi të shtunën se të dyshuarit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar.

Sipas gjykatës, i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Tutje, thuhet se pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit, rrethana këto të cilat gjykata vlerësoi se tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve./

Një muaj paraburgim për personin që vrau nënën në Pejë

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

Vdes një person në Burojë të Skenderajt, policia nis hetimet

Kostoja e lartë financiare shtyn të mbijetuarat e dhunës seksuale të heqin dorë nga ndjekja e rrugëve ligjore

​”Defender Europe 2025″, a po përshpejtohet rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në NATO?

Aksident tragjik në Pavlan të Pejës, një person humb jetën

KosovaNewss 15/04/2023 15/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Kosova nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake
17:32 -01/06/2025
Rizvanolli: KEK-u merr rolin e furnizuesit të fundit, ndërmarrjet të veprojnë brenda afatit ligjor
17:25 -01/06/2025
Presidentja Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët
17:23 -01/06/2025
Zelensky konfirmon se Ukraina nesër do të marrë pjesë në bisedimet për paqe të organizuara në Turqi
15:44 -01/06/2025
Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës
15:40 -01/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?