KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izraelitët i bëjnë thirrje Trump-it: “Shkruaj histori” – protestë kundër vendimit për pushtimin e Gazës (PAMJE)
Botë

Izraelitët i bëjnë thirrje Trump-it: “Shkruaj histori” – protestë kundër vendimit për pushtimin e Gazës (PAMJE)

Alban Begolli
Alban Begolli 01:05 -01/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Izrael, dhjetëra mijëra qytetarë dolën sërish në rrugë duke protestuar kundër vendimit të qeverisë së udhëhequr nga Binyamin Netanyahu për të pushtuar qytetin e Gazës.

Protestuesit kërkuan që qeveria të tërhiqet nga ky vendim dhe të nënshkruajë menjëherë një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi pengjesh, përcjell KosovaNews.

Mbrëmë, në sheshin para Muzeut të Izraelit në Tel Aviv, të cilin e quajnë “Sheshi i Pengjeve”, mijëra protestues ngritën pankarta drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump, duke i kërkuar që të ndërhyjë për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve në Gaza.

Një nga pankartat kryesore mbante mbishkrimin: “Trump, shkruaj histori!”

Gjatë protestës, Tuval Haim, i cili kishte marrë pjesë për të kërkuar lirimin e pengjeve, iu drejtua me tone të ashpra qeverisë Netanyahu, duke kujtuar se vëllai i tij, Yotam Haim, që mbahej peng në Gaza, ishte vrarë nga ushtria izraelite.

Megjithëse pjesëmarrja ishte më e ulët krahasuar me javët e kaluara, protesta u zhvillua jo vetëm në Tel Aviv, por edhe në qytete të tjera si Haifa dhe Jerusalemi Perëndimor, ku qytetarët përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe për përfundimin e luftës.

Ndërkohë, kujtojmë se më 8 gusht, Kabineti i Sigurisë së Izraelit kishte miratuar planin për pushtimin e qytetit të Gazës, një vendim që ka nxitur reagime të ashpra brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Alban Begolli 01/09/2025 01/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale
08:48 -22/07/2026
Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?