KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izraeli sulmon selinë e Hezbollahut në Bejrut
Botë

Izraeli sulmon selinë e Hezbollahut në Bejrut

KosovaNewss
KosovaNewss 20:57 -27/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Izraeli ka kryer një sulm masiv ndaj asaj që tha se është selia qendrore e Hezbollahut – që është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – në periferi të Bejrutit, teksa një televizion izraelit tha se lideri i grupit, Hassan Nasrallah, ishte caku i sulmit. Sulmi ndodhi pak pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi në Kombet e Bashkuara se veprimet ndaj organizatës, të shpallur terroriste, nuk do të ndalen.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha më 27 shtator se forcat izraelite shënjestruan selinë kryesore të Hezbollahut, që gjendet në mesin e ndërtesave të banimit, pas raportimeve për shpërthime të mëdha dhe zjarr në atë zonë.

Ende nuk ka informacione për vendndodhjen e Nasrallahut pas sulmit.

Netanyahu ndërpreu vizitën e tij në SHBA dhe do të kthehet menjëherë në Izrael.

I udhëhequr nga Nasrallahu, Hezbollahu – që mbështetet nga Irani – ka zhvilluar raporte të ngushta edhe me bashkëpunëtorët e tjerë dhe grupet e tjera të armatosura që mbështeten nga Teherani, duke iu ndihmuar në trajnimin e luftëtarëve.

Televizioni Al-Manar, që udhëhiqet nga Hezbollahu, tha se të paktën katër ndërtesa ishin shkatërruar gjatë sulmit, duke raportuar për numër të madh të viktimave. Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se dy persona janë vrarë dhe më shumë se 70 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të njoftuara paraprakisht për sulmin e Izraelit.

“SHBA-ja nuk ka qenë e përfshirë në këtë operacion dhe ne nuk kemi pasur paralajmërim paraprak”, tha ajo për gazetarët.

Më herët, Netanyahu lëshoi një paralajmërim të fuqishëm ndaj Iranit gjatë adresimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 27 shtator, duke thënë se “nuk ka vend” në Iran, që Izraeli nuk mund të arrijë nëse Republika Islamike vazhdon të tentojë ta sulmojë Izraelin.

Ai tha po ashtu se “ne do të vazhdojmë ta degradojmë Hezbollahun, derisa të arrijmë qëllimet tona”.

Teksa kryeministri izraelit nisi fjalimin e tij, disa delegacione – përfshirë atë të Iranit – u larguan nga mbledhja në OKB në shenjë proteste, ndërsa shumë nga të pranishmit në sallë ose duartrokitën ose brohoritën me zemërim.

Pas Netanyahut, në OKB folën përfaqësuesit e Sllovenisë dhe Pakistanit, të cilët i bën thirrje udhëheqësit izraelit të ndalë luftën në Rripin e Gazës kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ai tha se nuk kishte planifikuar të mbante fjalim këtë vit në OKB, por pasi kishte dëgjuar “gënjeshtra ndaj shtetit tim nga shumë folës në këtë podium, vendosa të vij këtu dhe të tregoj të vërtetën”.

Netanyahu më pas u përqendrua te Irani, të cilin e fajësoi për “organizimin” e shpërthimit të dhunës aktuale në Lindjen e Mesme.

“Kam një mesazh për tiranët e Teheranit: Nëse na godisni, ne do t’iu godasim. Nuk ka asnjë vend në Iran që dora e gjatë e Izraelit nuk mund ta arrijë, dhe kjo është e vërtetë për mbarë Lindjen e Mesme”, tha Netanyahu.

Ai kërkoi që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të vendosë sanksione ndaj Teheranit, në mënyrë që Irani të mos sigurojë armë bërthamore, duke shtuar se Izraeli do të bëjë “gjithçka që ka në dorë” që një gjë e tillë të mos ndodhë.

Netanyahu e mbajti këtë fjalim pas një përpjekjeje diplomatike nga SHBA-ja, Franca dhe aleatët e tjerë perëndimorë, të cilët po kërkojnë një armëpushim 21-ditor përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit, teksa bombardimet izraelite ndaj Hezbollahut – që mbështetet nga Irani – janë intensifikuar gjatë kësaj jave.

Hezbollahu, që Izraeli thotë se ka gjuajtur qindra raketa në territorin e tij gjatë këtij viti, është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq BE-ja e ka sanksionuar krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë Hezbollah, që ka ulëse në Parlamentin libanez.

Më 27 shtator, Izraeli tha se shënjstroi selinë e Hezbollahut në jug të Bejrutit, pas raportimeve se kishte pasur shpërthime në atë zonë.

Luftimet, që janë intensifikuar, kanë vrarë qindra persona, sipas zyrtarëve shëndetësorë libanezë, teksa dhjetëra mijëra të tjerë janë zhvendosur.

Nga frika se konflikti do të përhapet në mbarë Lindjen e Mesme, Uashingtoni ka paralajmëruar se çdo përshkallëzim do ta bënte edhe më të vështirë për civilët nga të dyja palët që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu lexoni:

Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban

Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan

Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë

Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Lavrov: Rusia mbetet e përkushtuar ndaj propozimeve të paqes të SHBA-së, hedhim poshtë “ultimatumet” e Evropës

KosovaNewss 27/09/2024 27/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi
13:48 -15/06/2026
Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit
13:10 -15/06/2026
Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
13:03 -15/06/2026
Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan
13:00 -15/06/2026
Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë
12:57 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?