Italia është kampione e Evropianit U19 për hendbolliste të mbajtur në Prishtinë.
Të dielën në finalen e madhe, Italia fitoi ndaj Austrisë me rezultat bindës, 29:21.
Italia ka shkëlqyer gjatë gjithë kampionatit, ndërsa i ka fituar të gjitha ndeshjet. Ka shfaqur nivel të lartë edhe në finale, duke realizuar aksione të bukura dhe mbrojtje shumë të fortë.
Pjesa e parë ishte më e barabartë, ndërsa në të dytën italianet dominuan plotësisht.