Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, ka përshëndetur vendimin e presidentit të Kenias, William Ruto, për ta njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të mençur.
Në një postim në platformën “X”, MacShane e ka kritikuar ashpër presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur atë “kukull të Putinit”, transmeton KosovaNews.
“Një lëvizje e mençur nga presidenti i Kenias, William Ruto, për ta njohur Kosovën, që është në linjë me të gjitha vendet e zhvilluara demokratike. Kukulla e Putinit, lideri serb Vuçiq, proteston, por Kenia, ashtu si Kosova, e di se çfarë do të thotë të jesh koloni dhe sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më”, ka shkruar MacShane.
Me këtë deklaratë, ish-ministri britanik ka theksuar rëndësinë e njohjeve të reja për Kosovën dhe ka përcjellë një mesazh të qartë se e kaluara koloniale dhe sundimi serb mbi Kosovën nuk kanë më vend në të ardhmen.
Smart move by Kenyan President @WilliamsRuto to recognise Kosovo in line with all major democratic economies. Putin puppet Serb strongman Vucic splutters but Kenya like Kosovo knows what's like to be a colony and Serb rule over Kosovo not coming back @NationAfrica @Petrit
— Denis MacShane (@DenisMacShane) March 29, 2025