KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IPK rekomandon suspendimin e një togeri dhe një zyrtari policor
Siguri

IPK rekomandon suspendimin e një togeri dhe një zyrtari policor

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 14:31 -06/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë, përkatësisht një togeri dhe një zyrtari policor.

Hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore ndaj dy zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale  “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Dhënia e ndihmës kryeseve pas kryerjes penale”.

Hetimi i këtij rasti është vazhdimësi e hetimit të rastit të mëhershëm ku IPK ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Manipulim me prova”

(shih komunikatën e IPK-së të datës 24.05.2022 si më poshtë) .

Komunikata e IPK-së e datës 24.05.2022

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe manipulim me prova

Prishtinë/Mitrovicë e Veriut, 24 maj 2022,

 Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Manipulim me prova”.

Inspektorati Policor sot në orët e pasdites përmes rrugëve operative kishte pranuar informacione se ky zyrtar policor dyshohet se ka dëmtuar disa kamera të sigurisë dhe pajisje të tjera në afërsi të vendit të ngjarjes ku është zhvilluar dje operacioni i përbashkët anti-drogë i policisë dhe doganës në fshatin Izvor të Zveçanit.

 Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar sot në mbrëmje kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë .

 Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Foto nga aksioni i IPK

Gjithashtu lexoni:

Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic

KFOR-i amerikan realizon stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbin

Vidhen 1 mijë euro në një kafiteri në veri të Mitrovicës

Osmani takon kryetarin e JICA-s, temë projektet zhvillimore në Kosovë

Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga autoritetet e Austrisë

Kreshnik Llabjani 06/07/2022 06/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë
15:53 -14/06/2025
Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale
15:21 -14/06/2025
Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic
15:17 -14/06/2025
Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për Klinën
14:20 -14/06/2025
KFOR-i amerikan realizon stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbin
13:47 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?