“Nerazzurrët” vendosen të heqin dorë nga Romelu Lukaku dhe tani po kërkojnë qendërsulmues të tjerë, me objektivin kryesor që është Folarin Balogun i Arsenalit, i cili po vlerësohet me çmim të lartë.
Interi është gjithashtu i hapur për të shitur Joaquin Correan këtë verë dhe kështu po kërkon sulmues tjerë që mund të forcojnë fazën e sulmit në ekipin e Simone Inzaghit.
Siç raportohet nga “Calciomercato”, Interi ka hapur bisedimet me agjentët e Zapatas për të filluar eksplorimin e një lëvizjeje të mundshme.
32-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Atalantan dhe gjithashtu ka tërhequr interesim nga Monza dhe disa klube nga Arabia Saudite.
Atalanta tashmë është e gatshme të shesë Rasmus Hojlund këtë verë dhe me sa duket do të ishte e gatshme të linte Zapata të largohej gjithashtu.
Bazuar në “Transfermarkt”, sulmuesi kolumbian në treg vlerësohet me 8 milionë euro.