Në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, më 29-30 prill 2026, i zhvilloi punimet
Konferenca VIII Ndërkombëtare me temën “Shaping the Future: Education & Innovation in a
Digital Society” (“Formësimi i së ardhmes: Arsimi dhe inovacioni në shoqërinë digjitale”).
Në ditën e parë të punimeve të kësaj konference, mori pjesë edhe punonjësi shkencor i
Institutit Albanologjik, prof. asoc. dr. Sejdi Gashi (bashkëpunëtor i lartë shkencor), i cili paraqiti
punimin e tij shkencor “Phraseological expressions as part of the didactic apparatus in Albanian
language textbooks for grades 6–9 in Kosova” (“Shprehjet frazeologjike si pjesë e aparatit
didaktik në tekstet mësimore të gjuhës shqipe për klasat 6–9 në Kosovë”).
Konferenca u bashkorganizua nga tetëmbëdhjetë universitete të ndryshme nga Shqipëria,
Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Greqia, Anglia, Spanja dhe vende të tjera evropiane, në
bashkëpunim edhe me UNESCO-n. Kjo ngjarje mblodhi studiues e pedagogë nga institucione të
shumta të arsimit të lartë, duke e bërë atë një hapësirë të gjerë bashkëpunimi për shkëmbimin e
ideve dhe praktikave novatore në fushën e arsimit.


