KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Infantino: Botërori i femrave mund të mos transmetohet në Evropë
Sport

Infantino: Botërori i femrave mund të mos transmetohet në Evropë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:35 -02/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të hënën, Gianni Infantino, president i FIFA-s, paralajmëroi Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën dhe Anglinë se ofertat për të drejtat televizive të Kupës së Botës për Femra 2023 (20 korrik-20 gusht) janë zhgënjyese.

Për këtë arsye ai kërcënon se nuk do të japë të drejta transmetimi në Evropë

“Ofertat nga transmetuesit, kryesisht ato të “Big 5” evropian (Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Angli), janë gjithmonë shumë zhgënjyese dhe thjesht të papranueshme”, tha presidenti i FIFA-s, i cili parashtroi disa argumente.

“Së pari, 100% e të drejtave janë të destinuara për futbollin e femrave.

Së dyti, transmetuesit publikë në veçanti kanë për detyrë të promovojnë dhe investojnë në sportin e grave.

Së treti, audienca për Kupën e Botës për femra është rreth 50-60% e atyre për Kupën e Botës për meshkuj. E megjithatë, ofertat e transmetuesve janë 20 deri në 100 herë më të ulëta.

Kohët e fundit, ku transmetuesit ofrojnë 100 deri në 200 milionë dollarë për Kupën e Botës për meshkuj, ata ofrojnë vetëm 1 deri në 10 milionë dollarë për femrat”, theksoi ai.

Gianni Infantino njihet si një mbrojtës i madh i kauzës së futbollit të femrave, derisa ka lëshuar një paralajmërim ndaj transmetuesve publikë që nëse ofertat nuk rriten, nuk do t’iu jepet e drejta e transmetimit..

“Për të qenë shumë i qartë, është detyrim moral dhe ligjor të mos nënvlerësohet ky Botëror. Nëse ofertat vazhdojnë të jenë të padrejta, do të detyrohemi të mos transmetojmë Kupën e Botës për femra në këto 5 vendet e mëdha evropiane”, tha në fund kreu i FIFA-s.

Gjithashtu lexoni:

Milani kërkon nga Theo Hernandez të gjejë një klub të ri

Liverpooli transferon Jeremie Frimpong

Ronaldo refuzon të transferohet te rivali i Al Nassr, dëshiron të luajë në Kupën e Botës për Klube

Çeku: Kurrë nuk është investuar kaq shumë në infrastrukturën e futbollit

Oklahoma mund Minesotën, prek finalet e mëdha pas 13 vitesh

KosovaNewss 02/05/2023 02/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
9° _ 8°
88%
1 km/h
Sat
20 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Milani kërkon nga Theo Hernandez të gjejë një klub të ri
23:05 -30/05/2025
Macron: Rreziku më i madh është ndarja e botës midis SHBA-së dhe Kinës
23:00 -30/05/2025
Osmani: Kosova dhe Kroacia janë të bashkuara nga një miqësi e thellë, vlera të përbashkëta dhe angazhim i palëkundur për liri, demokraci dhe paqe
22:47 -30/05/2025
Gjendet pa shenja jete një grua në Leposaviq
22:14 -30/05/2025
Kurti: Jeta e Rasim Kiçinës dhe e Ragip Halilajt u shenjua dhe u përmbyll nga veprat e tyre heroike si luftëtarë të lirisë së atdheut
21:45 -30/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?