Një burrë 63-vjeç është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës sot.
Viktimës dyshohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore deri sa ishte në vendin e punës, i cili punonte si roje sigurie.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili njofton së vdekja e viktimës është konstatuar nga mjekët.“Një mashkull i lindur në vitin 1962 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij.
Nga hetimet e para dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës (ku ishte duke punuar si roje sigurie), në rrugën “Wesley Clark”, rreth orës 08:45” – ka njoftuar Elezaj.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.Trupi është dërguar për ekzaminim, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.