Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar më 20.05.2025 se është nënshkruar kontrata për stadiumin e Gjilanit.Ai tha se shumë shpejt do të fillojnë punimet dhe sipas tij do të nisë edhe një epokë e re për sportin në Gjilan.“Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh! Shpejt, shumë shpejt… shihemi në stadiumin e ri”- shkroi Hyseni në Facebook.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit më 27.02.2025 në platformën E-prokurimi kishte publikuar njoftime për anulimin e procedurës së prokurimit për renovimin e stadiumit ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, renovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan dhe ndërtimin e stadiumit të qytetit në Pejë.Mirëpo, më pas MKRS-së kishte njoftuar se ishin anuluar ‘njoftimet paraprake’ që ishin publikuar pak kohë më parë.
“Na lejoni të ju informojmë se Zyra e Prokurimit në MKRS nuk e ka anuluar asnjë procedurë të prokurimit (por i ka anuluar Njoftimet Paraprake), si i tillë llogaritet se kemi të bëjmë me një gabim teknik gjatë publikimit” – thuhej mes tjerash në përgjigjen e MKRS-së.Ngjashëm thuhej edhe për njoftimin për anulimin e renovimit të stadiumit të Gjilanit.
Duke qenë se në disa media u publikua si lajm që këta tenderë janë anuluar, MKRS kishte dalë edhe me sqarim zyrtar duke thënë se nuk janë anuluar procedurat.“Lidhur me raportimet e fundit të mediave për anulimin e procedurave për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit, sqarojmë se ato nuk janë anuluar.
Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS do të dalë me rezultate në ditët në vijim. Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar” – thuhej në sqarimin publik të MKRS-së.
Ndërsa në shtatot të 2023-tës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kishte deklaruar se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Sportit në vlerë prej 15 milionë eurove për stadiumin e qytetit.
“Si një nga projektet më të mëdha të komunës sonë dhe pas sfidave të shumta që na janë shfaqur tash e 2 vite për implementimin e tij, bashkë me nivelin qendror do të angazhohemi maksimalisht për zhvillimin e projektit të stadiumit të kategorisë 4 në Gjilan. Bashkë qeverisim, për sportin e sportdashësit!”- pati shkruar Hyseni në Facebook.