Është thënë se më shumë se 5 mijë nxënës janë helmuar në 230 shkolla në Iran, ku prej më shumë se 3 muajsh vërehen raste të helmimeve masive, zakonisht në shkollat e vajzave, përcjell KosovaNews.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Studentëve iranianë (ISNA), Mohammad Hasan Asferi, anëtar i Komisionit Hetimor të Parlamentit iranian për Rastet e Helmimeve, lidhur me këtë deklaroi se dje është mbajtur një takim me përfaqësues të ministrive të Inteligjencës, të Brendshme, të Arsimit, të Shëndetësisë, të Gardës Revolucionare dhe të forcave policore lidhur me rastet e helmimeve masive.
Duke iu referuar raporteve të paraqitura në takim, Asferi bëri të ditur se që nga 30 nëntori 2022 janë helmuar më shumë se 5 mijë nxënës meshkuj dhe femra në 230 shkolla në 25 shtete.
Duke u shprehur se janë kryer analiza të ndryshme për të përcaktuar shkakun e helmimit, zyrtari iranian tha se lloji apo burimi i helmit nuk mund të përcaktohet dhe hetimet po vazhdojnë.
Asferi ka deklaruar se sipas informacioneve të pakonfirmuara, ka deklarata se ka lëshim gazi të ngjashëm me erën e frutave të kalbura në disa vende.
Anëtari i Komisionit Hulumtues Asferi shtoi se Ministria e Shëndetësisë po e ndjek me seriozitet incidentin dhe janë në pritje të rezultateve nga Ministria.

RASTE HEHMIMI NË SHKOLLAT E VAJZAVE NË IRAN
Që nga 30 nëntori 2022, ka pasur raste të helmimit masiv në shkollat ku kryesisht shkollohen nxënëse femra në Iran. Nxënëset shfaqin simptoma të tilla si shqetësime në frymëmarrje , dhimbje koke dhe mpirje në gjymtyrë.
Presidenti İbrahim Reisi emëroi Ministrin e Brendshëm Ahmed Vahidi, Ministrin e Inteligjencës İsmail Hatib dhe Ministrin e Shëndetësisë Bahram Aynullahi më 1 mars për të hetuar incidentet e dyshuara të helmimit.
Sipas pretendimeve të kundërshtarëve të regjimit, pas rasteve të helmimeve masive, qëndrojnë disa grupe radikale brenda administratës iraniane që duan të hakmerren për demonstratat e Mahsa Emini të udhëhequr nga gratë.
Nga ana tjetër, burime pranë administratës së Teheranit, pohojnë se në incident janë përfshirë elementë anti-regjim, duke synuar të provokojnë opinionin kundër administratës./KosovaNews/


