KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haziri: Kosova të mos bjerë në hendekun e Serbisë
Politikë

Haziri: Kosova të mos bjerë në hendekun e Serbisë

KosovaNewss
KosovaNewss 21:04 -13/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se Serbia nuk përbën më një kërcënim për Kosovën, duke theksuar se KFOR-i dhe NATO-ja janë të mandatuara për të mbrojtur vendin.

Haziri kërcënimet serbe i quajti si një “luftë hibride” nga Serbia, por theksoi se përpjekjet e saj për të krijuar krizë në Kosovë kanë dështuar.

“Asgjë e re prej shpalljes së Pavarësisë. Kjo është luftë hibride që ka qenë potencial për shkaktim krizash deri në kërcënim me luftë. Dallimi është se asnjëherë nuk ka gjetur hapësirë në Kosovë që të shkakton këtë frikë se fundja Serbia nuk mund ta kërcënojë Kosovën në këtë rast, por KFOR/NATO. Ata kanë mandat ushtarak në tokë dhe ajër të Kosovës. Ata e dinë këtë e le ta provojnë. Po ashtu, Kosova është e rrethuar me 3 shtete anëtare të NATO-s”, ka shkruar Haziri, në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së, thotë se Serbia e ka humbur luftën edhe prej Kosovës.

“Ne, me rezistencë politike dhe kryengritje ushtarake, e kemi fituar luftën për herë të parë në histori dhe kemi demontuar okupimin jugosllav e serb më 12 qershor 1999. Ata mund ta harrojnë ndihmën e NATO-s për Kosovës, por nuk po pajtohen me fitoren politike, ushtarake e diplomatike të Kosovës. Serbia mund të jetë vend fqinj i Kosovës dhe asgjë më shumë. Nuk mundet as të na kërcënojë se s’ka kush i frikësohet”, ka shkruar Haziri.

Haziri kritikoi Qeverinë e Kurtit, duke e akuzuar për një politikë të gabuar populiste që, sipas tij, po izolon Kosovën nga aleatët e saj ndërkombëtarë dhe nga fqinjët, përfshirë Shqipërinë.

Ai e cilësoi qeverisjen aktuale si një pengesë në raportet e Kosovës me NATO-n dhe shtetet perëndimore, ndërsa përmendi se Serbia, me politikën e saj të kushtëzimeve, ka dështuar historikisht.

“E mira e Kosovës është mos të bie në hendekun e Serbisë. Kjo Qeveri, e cila me veprimet e saja populliste e për konsum politik, po luan me sentimentin tonë. Politikë shumë e gabuar që po na izolon nga miqtë e fqinjët që janë në NATO edhe nga vetë shteti shqiptar”.

“Vuçiq e di që as Aleksandri i parë i Serbisë më 1920, as Aleksandri i dytë më 1956 dhe as ky i treti nuk mund ta mbajnë Serbinë në Kosovë si okupatore. Republika e Kosovës është kompromisi më i madh i shqiptarëve dhe zgjidhja më e mirë për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. Thjeshtë, do ta ketë fatin e atyre dy të parëve”, ka shtuar Haziri.

“Vuçiq përfaqëson politikën e kushtëzimeve dhe marrëdhëniet e kushtëzuara tash e 35 vite të Serbisë, si mjeti i vetëm politik që ka. Ata janë mësuar me marrëdhënie të tilla me sanksione ekonomike, financiare, kufizime e deri në luftëra. Edhe ky kushtëzim s’i kalon, por arsyetimi i tij po gjen solidaritet fatkeqësisht, për shkak të dështimeve në qeverinë Kurti”, ka shkruar Haziri.

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

KosovaNewss 13/09/2024 13/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike
20:41 -15/06/2026
PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të
20:05 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?