KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Millan Radoiçiqi duhet të gjykohet sa më parë në Kosovë, me ose pa ekstradim
Politikë

Haxhiu: Millan Radoiçiqi duhet të gjykohet sa më parë në Kosovë, me ose pa ekstradim

KosovaNewss
KosovaNewss 21:00 -22/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, ka theksuar se pas ndryshimeve të fundit në Kodin e Procedurës Penale është mundësuar aplikimi i gjykimit në mungesë edhe në rastet e veprave penale të natyrës së rëndë.

 Sipas saj, këto ndryshime mund të aplikohen edhe për sulmin terrorist në Banjskë dhe pavarësisht kësaj mundësie ligjore, s’ka dyshim që vlera e dobia janë të shumëfishta kur kryeterroristi Millan Radojiçiq dhe 44 paramilitarët e tij, të dorëzohen në Republikën e Kosovës dhe të përballen drejtpërdrejt me drejtësinë.

“Pas ndryshimeve të fundit në Kodin e Procedurës Penale, është mundësuar aplikimi i gjykimit në mungesë edhe në rastet e veprave penale të natyrës së rëndë. Këto ndryshime mund të aplikohen edhe për sulmin terrorist në Banjskë. Pavarësisht kësaj mundësie ligjore, s’ka dyshim që vlera e dobia janë të shumëfishta kur kryeterroristi Millan Radojiçiq dhe 44 paramilitarët e tij, të dorëzohen në Republikën e Kosovës dhe të përballen drejtpërdrejt me drejtësinë.

Millan Radojiçiq është kryetar de facto i Listës Serbe. Kjo u bë edhe më e qartë kur kryetari formal i saj, Zlatan Elek, u radhit si i shtati me numrin e votave në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe, pas marrjes së mandatit të deputetit, e detyruan të jap dorëheqje. Çertifikimi i Listës Serbe për zgjedhjet e fundit ka qenë një gabim i rëndë dhe i pafalshëm”, ka thënë Haxhiu. 

Sipas saj, saktësisht dy vite më parë, më 22 prill 2023, në paradën e Ushtrisë së Serbisë në Batajnicë, krahas Millan Radojiçiqit ishin të pranishëm edhe dy deputetët e Listës Serbe, Igor dhe Slavko Simiq, si dhe kryetarët Dalibor Jevtiq dhe Goran Rakiq. Atë ditë po ekspozohej edhe sistemi kinez FK-3, pikërisht në vendin ku janë ekshumuar 744 shqiptarë nga varreza masive. Këto fakte dëshmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë dhe bashkëpunimin e strukturave të Listës Serbe në sulmet terroriste dhe kundër rendit kushtetues në Kosovë.

“Millan Radoiçiq & Co. duhen gjykuar në Kosovë me ose pa ekstradim, sa më parë”, ka thënë Haxhiu.

Gjithashtu lexoni:

Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve

Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-ja në stërvitje të avancuar në Luiziana

KosovaNewss 22/04/2025 22/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

“Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët
23:52 -17/06/2025
Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
23:44 -17/06/2025
Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh
23:31 -17/06/2025
“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve
23:25 -17/06/2025
Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë
23:15 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?