Gjatë kohës sa ishte kryetar i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tash kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet me numrin 50, realizoi edhe një tjetër shërbim pionier në shëndetësinë publike të Kosovës: ofrimin e shërbimit geriatrik për të moshuarit, për herë të parë në nivel vendi.
Pas vendosjes së kujdesit paliativ, që ofronte shërbime mjekësore në shtëpi për personat me sëmundje në fazë terminale, Komuna e Prizrenit nën udhëheqjen e Haskukës nisi edhe shërbimin geriatrik për të moshuarit që nuk kishin mundësi të paraqiteshin në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Me poshtë gjeni lajmin që ishte publikuar gjatë asaj kohe në mediat lokale të Prizrenit:
Ky shërbim inovativ në shëndetësinë primare përfshinte vizita të rregullta në shtëpi, ku ekipet mjekësore ofronin kujdes shëndetësor dhe social për të moshuarit pa përkujdesje familjare. Në kuadër të shërbimit kryheshin matje të parametrave vitalë, vendosje dhe heqje të kateterit urinar, dhënie të terapisë orale, si dhe shërbime të tjera të nevojshme mjekësore.

Sipas të dhënave të asaj kohe, rreth 50 pacientë ishin identifikuar si përfitues të drejtpërdrejtë të këtij shërbimi, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt një shëndetësie funksionale dhe humane, të fokusuar te dinjiteti i të moshuarve.
Ky projekt, ashtu si edhe iniciativat tjera të realizuara gjatë mandatit të tij, konsiderohet nga mbështetësit si dëshmi e një qeverisjeje që shkon përtej zotimeve, me politika konkrete që prekin jetën e qytetarëve. Për shumë prej tyre, kandidatura e Haskukës me numrin 50 shihet si vazhdimësi e kësaj qasjeje edhe në Kuvendin e Kosovës.
Lexo po ashtu:


