KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj kujton masakrën e Izbicës: Rruga jonë drejt lirisë ishte plot vuajtje e sakrifica
Politikë

Haradinaj kujton masakrën e Izbicës: Rruga jonë drejt lirisë ishte plot vuajtje e sakrifica

KosovaNewss
KosovaNewss 10:07 -28/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka kujtuar këtë masakër ku tha që atë ditë armiku nuk kurseu as gratë, fëmijët e pleqtë – as Dafinën 6 muajsh, eshtrat e së cilës u mbajtën për 18 vjet në Serbi.

“24 vjet më parë, ngjau një ndër masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe gjatë luftës. Më 28 mars 1999, në fshatin Izbicë forcat ushtarake e policore të Serbisë, vranë mizorisht 147 shqiptarë të pafajshëm. Atë ditë, armiku nuk kurseu as gratë, fëmijët e pleqtë – as Dafinën 6 muajshe, eshtrat e së cilës u mbajtën për 18 vjet në Serbi. Masakra e Izbicës e shumë të tjera që fatkeqësisht kanë ndodhur në tokën tonë, janë një dëshmi e rrugës tonë drejt lirisë, një rrugë plot vuajtje e sakrifica. Sot, kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, duke nderuar sakrificën e tyre, e cila u bë themel i lirisë sonë. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Gjithashtu lexoni:

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në kuvend

KosovaNewss 28/03/2023 28/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?