Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është hap konkursi për regjistrimin e kandidatëve për nivelin e 5-të, për përgatitjen e kuadrit për Asistent të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.
Kualifikimi do të ofrohet në 5 grupe: në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj, në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë, në Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë, në Qendrën Burimore “Lef Nosi” në Prizren, dhe në Qendrën Burimore “Nëna Terezë” në Mitrovicë.
Nagavci shtoi se në këtë konkurs do të pranohen gjithsej 125 kandidatë në të gjitha komunat.
Tutje tha se për vitin e ardhshëm është planifikuar buxheti për punësimin e 300 asistentëve tjerë.
Për më shumë detaje gjeni linkun në vijim:


