Ministrja e Industrisë, Tregëtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozata Hajdari, gjatë ditës së djeshme ka protur në takim një delegacion qeveritar britanik, për diskutim në temat e takimit të përbashkët të Komitetit të Tregtisë në kuadër të Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.
Postimi i plotë i ministers Hajdari:
Dje, në koincidencë të ditës së veçantë të 24 vjetorit të intervenimit të NATO-për ndaljen e regjimit gjenocidal të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës, së bashku me kolegët Shkumbin Gërguri e Doruntina Shala, pritëm në takim delegacionin qeveritar britanik, për diskutim në temat e takimit të përbashkët të Komitetit të Tregtisë në kuadër të Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.
Përveç zotimeve të shprehura për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, përmes rritjes së investimeve dhe shkëmbimeve tregtare, diskutimet e këtij takimi ishin të karakterit të veçantë e shumë miqësore, me Paul O’Connor, zv/ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Gareth Evans, këshilltar për Politikat Tregtare në Departamentin për Tregti Ndërkombëtare dhe Nick Clements zv/ drejtor i Departamentit për Tregti Ndërkombëtare Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore.
Derisa delegacioni britanez u shpreh shumë i befasuar, për të mirë, për mikpritjen e ngrohtë të tyre në Kosovë, ne në përgjigje u rikujtuam përpjekjet dhe deklaratat e ish Kryeministrit britanik Tony Blair dhe ish Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton, si më proaktivët nga liderët e shteteve anëtare të NATO-së për ndërhyrje të arsyeshme për të ndalur gjenocidin racor të agresorit serb ndaj kombit tonë.
Gjithmonë mirënjohës për ndihmën e aleatëve tanë ndërkombëtar për lirinë që e gëzojmë sot!
Le të punojmë edhe më shumë, për ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik në vendin tonë, për të cilin kanë luftuar heronjtë tanë kombëtar dhe aleatët ndërkombëtar!