KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hajdari: Një sukses i radhës – rritja e investimeve gjermane të qëndrueshme nga Bavaria në Kosovë
Ekonomi

Hajdari: Një sukses i radhës – rritja e investimeve gjermane të qëndrueshme nga Bavaria në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 21:40 -03/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Rozeta Hajdari, ministre në detyrë e Inovacionit, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, u takua me z. Michael Wolf, pronar i kompanisë gjermane Wolf Bavaria GmbH, dhe bashkëpuntorët e tij nga diaspora kosovare, për të diskutuar planin ambicioz të investimeve në Kosovë.

Wolf Bavaria GmbH, kompani me seli në Heilsbronn, Gjermani, e njohur për zhvillimin e zgjidhjeve inovative në ndërtimin e thatë (Trockenbau), izolimin e zërit dhe ngrohjen e dyshemeve, ka prezantuar një investim prej mbi 10 milionë eurosh për hapjen e një fabrike prodhuese në Kosovë.

Z. Michael Wolf njoftoi se ky investim do të krijojë 200 vende pune deri në vitin 2027, duke zbatuar standardet më të larta gjermane për cilësinë dhe sigurinë në punë. Ky projekt synon uljen e kostove të lëndës së parë për 30%, përmes përdorimit të burimeve vendore natyrore dhe të qëndrueshme, si dhe rritjen e eksporteve nga Kosova në tregjet kryesore si Evropa, Amerika, Kanadaja, Japonia dhe Zelandë e Re.

Znj. Hajdari theksoi rëndësinë e investimeve të tilla për zhvillimin ekonomik të Kosovës: “Investimet e qëndrueshme janë çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës në Kosovë. Jemi të përkushtuar të krijojmë një ambient sa më të favorshëm për investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.”

Gjatë takimit, znj. Hajdari i informoi përfaqësuesit e Wolf Bavaria GmbH mbi potencialin dhe përparësitë që Kosova ofron për investime, përfshirë përparimin e bërë në reformat për të bërë biznes transparent dhe konkurrues, si dhe nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.

Pas takimit në ministri, z. Wolf dhe ekipi i tij, në shoqërim me zyrtarë të KIESA dhe MINT, vizituan parqet industriale të Kosovës, për të njohur nga afër infrastrukturën dhe kapacitetet që vendi ynë ofron për investitorët.

Ministria e Inovacionit, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë falënderon diasporën kosovare në Gjermani për angazhimin e vazhdueshëm në krijimin e lidhjeve të biznesit dhe sjelljen e njohurive dhe investimeve në vendin tonë.

MINT mbetet gjithmonë në mbështetje të investitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, duke garantuar kushte të favorshme dhe duke punuar për një klimë biznesi të qëndrueshme dhe konkurruese.

Gjithashtu lexoni:

Kosova pranon 95.5 milionë euro nga FMN për mbështetje buxhetore

Ndalohet importi i deleve e dhive nga Shkodra dhe Kukësi

Kosova edhe një hap drejt forcimit të lidhjeve me tregun gjerman

ATK-ja me 460.4 milionë euro të hyra tatimore gjatë pesë muajve

Rritja e shtesave për lehonat, Murati jep detajet

KosovaNewss 03/06/2025 03/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
few clouds
29° _ 28°
52%
4 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

“Arsenal lufte” në Zhur të Prizrenit – Policia zbarkon në agim, sekuestron armë dhe municion!
16:26 -05/06/2025
Kryeshefi i IPK-së takohet me përfaqësues ndërkombëtar, diskutohet për integritetin policor dhe bashkëpunimin e ardhshëm
15:46 -05/06/2025
Hyseni mirëpret vendimin e qeverisë në detyrë për Gjilanin
15:30 -05/06/2025
Kosova pranon 95.5 milionë euro nga FMN për mbështetje buxhetore
15:18 -05/06/2025
Ndalohet importi i deleve e dhive nga Shkodra dhe Kukësi
14:49 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?