Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për dhunë në familje dhe mospërfillje të gjykatës.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30 në Gjilan.
Ankuesja ka njoftuar policinë se bashkëshorti dhe djali i saj kanë tentuar ta nxjerrin me forcë duke e kërcënuar prej qendrës për punë sociale.
“Po ashtu viktima kishte edhe urdhër mbrojtës nga gjykata për një rast të mëhershëm dhunë në familje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


