Një person, 47 vjeçar është intervistuar nga Policia e Kosovës, pasi ai dyshohet se ka shtënë me armë të martën pasdite rreth orës 17:20 në Vushtrri.
Sipas në njoftimi të Policisë së Kosovës, posa është marrë informata për të shtëna me armë, menjëherë janë ndërmarrë veprime të shpejta policore.
“Me datën 19.07.2022 rreth orës 17;20, në Stacionin Policor Vushtrri është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri. Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën ,,Jeton Terstena” -Vushtrri është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e shkurt EKOL, një karikator i zbrazët dhe tri (3) gëzhoja”, thuhet në njoftim.
Në cilësi të të dyshuarit Policia e Kosovës e ka intervistuar personin B.K (57 vjeçar), shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.
Bëhet e ditur se pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, kurse ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës’’./KosovaNews/
Foto e armës së sekuestruar nga Policia e Kosovës:
