Mëngjesi i ditës së sotme është i qetë në shumicën prej pikë kalimeve kufitare të vendit, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Përjashtim bën vetëm pikë kalimi kufitar Merdare ku pritjet në dalje janë deri në 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është deri në 80 metra.
Ndërsa në këtë pikë kufitare për hyrje pritjet nuk shkojnë më shumë se 20 minuta.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në 20 minuta, ndërsa radha e kolonës shkon deri në 70 metra.
Po në këtë pikë kufitare në hyrje pritjet janë vetëm 5 minuta, ndërsa nuk ka fare kolona nga automjetet.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë se në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, si në dalje ashtu edhe në hyrje, pritjet janë fare të shkurta dhe nuk raportohet për vonesa./KosovaNews/
