Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se fqinji i tij është gjetur i shtirë në dysheme në banesën e tij. Sipas policisë, njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Lagjja Bergam, Uglarë-Fushë Kosovë 25.07.2022-10:00-16:30 ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se fqinji i tij mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme në banesën e tij. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin policor. Familjarët kanë thënë se dyshojnë në askënd, por se sipas tyre, viktima shpesh ka konsumuar alkool.
Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. Rasti i cili është hapur si “Vdekje e dyshimtë – Hetim i vdekjes”, është nën hetime.


