KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla në takim me shefin e EULEX-it: Nuk ka rrugë tjetër përveç jetësimit të Byrosë Shtetërore
Politikë

Gërvalla në takim me shefin e EULEX-it: Nuk ka rrugë tjetër përveç jetësimit të Byrosë Shtetërore

KosovaNewss
KosovaNewss 19:39 -05/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim lamtumirës me Shefin e Misionit të EULEX-it në Republikën e Kosovës, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin diskutoi

 rreth angazhimit të këtij misioni në Republikën e Kosovës, si dhe për bashkëpunimin në funksion të avancimit të proceseve në fushën e sundimit të ligjit.

Në këtë takim, Ministrja Gërvalla foli edhe për reformat në drejtësi, për çka tha se mbeten “të domosdoshme dhe të pakthyeshme, të orientuara drejt rritjes së llogaridhënies, forcimit të integritetit dhe përmirësimit të efikasitetit në të gjitha hallkat e sistemit”.

Në vijim të diskutimit, u trajtua edhe rëndësia e mekanizmave konkretë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me theks të veçantë në funksionalizimin e Byrosë Shtetërore.

“Në këtë kuadër, funksionalizimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që po ashtu u diskutua në takim, përbën një ndër shtyllat më të rëndësishme të reformës në drejtësi

 dhe të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe nuk ka rrugë tjetër përveç jetësimit të Byrosë. Byroja do të bëhet. Byroja do të jetësohet. Nuk ka rrugë tjetër”, deklaroi Ministrja Gërvalla.

Gjithashtu, Ministrja Gërvalla foli edhe për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave dhe përfitimet profesionale të zyrtarëve, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit. Po ashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimin

 me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar që këto procese të përkthehen në rezultate të qëndrueshme dhe të matshme.

“Sundimi i ligjit kërkon zbatim të njëtrajtshëm dhe të paanshëm, si dhe vendimmarrje të qëndrueshme në çdo rast e situatë. Konsolidimi institucional dhe forcimi i profesionalizmit mbeten thelbësore për një sistem  drejtësie funksional dhe të besueshëm”, tha Ministrja Gërvalla.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

KosovaNewss 05/05/2026 05/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?