KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gazetari kroat informon prokurorinë italiane për lidhjet e Vuçiqit “Sarajevo Safari”
Rajon

Gazetari kroat informon prokurorinë italiane për lidhjet e Vuçiqit “Sarajevo Safari”

Alban Begolli
Alban Begolli 17:38 -18/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gazetari kroat Domagoj Margetić ka njoftuar se ka dorëzuar në Prokurorinë e Milanos një dosje me prova që, sipas tij, e lidhin presidentin serb Aleksandar Vuçiq me të ashtuquajturat “safari të njerëzve” gjatë luftës në Sarajevë.

Margetiç thekson se ka dorëzuar të gjithë materialin provues që disponon: video-incizime, fotografi, audio-dokumente, dokumente arkivore dhe artikuj të kohës së luftës. Ai thotë se dosja përmban të gjitha të dhënat e sakta që, sipas dokumentacionit, e vendosin Vuçiqin në kohën dhe vendin e kryerjes së krimeve në Sarajevën e viteve ‘90, transmeton KosovaNews.

Sipas tij, të gjitha faktet janë të mbledhura në një dosje të vetme dhe tregojnë qartë se Vuçiq ka qenë “në kohën dhe vendin e krimeve” në Sarajevë.

Rasti lidhet me hetimet që po zhvillohen në Itali mbi fenomenin e njohur si “Sarajevo Safari”, ku persona të pasur dyshohet se kanë paguar gjatë luftës për të qëlluar me snajper ndaj civilëve në qytetin e rrethuar.

- Reklamë -

Ai po ashtu ka njoftuar se dosja e tij është dorëzuar në versionin origjinal dhe kërkon që prokuroria italiane ta hetojë plotësisht këtë çështje.

Çfarë janë “safarit e njerëzve”?

Rasti lidhet me skandalin e zbuluar vitet e fundit, ku hetimet ndërkombëtare po trajtojnë fenomenin makabër të të ashtuquajturave “safari” — tura të paguara gjatë luftës, ku individë të pasur vinin në Bosnje për të qëlluar me snajper ndaj civilëve në Sarajevë. Prokuroria e Milanos aktualisht e ka hapur një dosje për këtë çështje dhe po mbledh prova nga disa vende europiane.

Raportimet e mediave ndërkombëtare flasin për pagesa që shkonin deri në 80–100 mijë euro për të marrë pjesë në këto akte kriminale./KosovaNews/

View this post on Instagram

İ

İ

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Begaj ngushëllon familjet e dy të rinjve nga Kosova që u mbytën në Shëngjin

Alban Begolli 18/11/2025 18/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?