KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gashi: Nuk besoj se Kurti ishte në dijeni për veprimet e Kusari-Lila, Qeveria s’varet nga Lista Serbe
Politikë

Gashi: Nuk besoj se Kurti ishte në dijeni për veprimet e Kusari-Lila, Qeveria s’varet nga Lista Serbe

KosovaNewss
KosovaNewss 17:43 -11/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati, Tomë Gashi ka deklaruar se nuk beson që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte në dijeni lidhur me telefonatat e Shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari me Slavko Simiq.

Gashi thotë se Kusari-Lila kishte sqaruar “në mënyrë të duhur” të gjitha pretendimet.

“Kam dëgjuar deklaratën e zonjës Mimoza dhe besoj se ka dhënë sqarimin e duhur këtu dje në studion tuaj…mendoj që ka dhënë sqarimet e caktuara se kushdo që është i nevojshëm jo që arsyetohet, më duket që ai deputeti apo çfarëdo pozite që ka në Listën Serbe është Siniqi dhe ka biseduar për shkak të kalimit të ligjeve që fatkeqsisht i kemi në Kushtetutën tonë që duhet të jenë 2/3 e pakicave, dhe posaqërisht të asaj që ne i kemi përkëledhur (pakica serbe)…e ka sqaruar ajo, nuk kam çfarë shtoj më tepër. Kushdo që komunikon jashtë fushëveprimtarisë së saj politike për vitin e kaluar, për nevojën e kalimit të atyre ligjeve, bën shkelje etike”, ka deklaruar ai. “Nuk besoj që Kurti ishte në dijeni por siç thash, ajo (Kusari-Lila) i sqaroi mbrëmë..”

Tutje, është Gashi ai i cili beson qe Lista Serbe nuk ka një ndikim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Qeveria nuk varet nga Lista Serbe…Lista Serbe nuk ka kurrfarë ndikim në Qeveri dhe as në qeverisje sepse po e sheh sa mirë po e qeverisin LVV-ja, krejt ministrat, pa prezencën e tyre…”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Nga ana tjetër, Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala ka deklaruar se Kusari-Lila nuk do vepronte pa pasur një mbështetje nga ana e kreut të ekzekutivit.

Ndryshe, Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, e ka pohuar se është zëri i saj në audio-incizimet e sigluara nga gazeta Nacionale.

Sipas saj, këto përgjime duket se janë dalë nga përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiqit, paautorizim.

“Po është zëri im, ai që dëgjohet në përgjimin e paautorizuar si duke të Slavko Simiq, në vitin e kaluar, kur ka ndodhur biseda në zyrën time në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kusari.

Sipas mediumit Nacionale, këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

Gjithashtu lexoni:

Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës

Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit

E-Kosova vjen me dy shërbime të reja

Osmani nderohet me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi” në Austri

Kërkesa për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të rrymës, reagon ZRrE

KosovaNewss 11/07/2023 11/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Trumpi mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
21:23 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?