KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Franca e njeh shtetin e pavarur të Palestinës
Botë

Franca e njeh shtetin e pavarur të Palestinës

Alban Begolli
Alban Begolli 22:08 -22/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në selinë e Kombeve të Bashkuara po mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Nivelit të Lartë për “Zgjidhjen e Çështjes Palestinase dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete”, transmeton KosovaNews.

Gjatë fjalës së tij në konferencë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi se Franca ka vendosur të njohë shtetin e Palestinës. Ai theksoi se nuk mund të presin më për këtë hap dhe shtoi: “Të gjithë e kemi ndjekur këtë çështje me historinë tonë. Franca sot njeh shtetin e Palestinës. E vërteta është se të gjithë kemi një përgjegjësi. Më 7 tetor pamë sulmin më të keq terrorist në historinë e popullit izraelit.”

Macron gjithashtu përmendi situatën në Gaza, ku mijëra njerëz janë të zhvendosur, dhe shtoi: “Edhe pse Hamas është dobësuar, njerëzit vazhdojnë të vdesin. Duhet të vendosim armëpushim për të shpëtuar jetët. Ka kaluar pothuajse dy vjet. Duhet të mbrojmë zgjidhjen me dy shtete për Palestinën. Koha ka ardhur.”

Para Francës, shtetet si Kanadaja, Australia, Mbretëria e Bashkuar dhe Portugalia gjithashtu kanë njoftuar njohjen e shtetit palestinez. Që nga shpallja e pavarësisë nga Yasir Arafat në vitin 1988, numri i vendeve që e njohin Palestinën është rritur në 152 nga 193 vendet anëtare të OKB-së. Edhe Vatikani, që nuk është anëtar i OKB-së, e njeh shtetin palestinez.

Reagimi i Izraelit
Përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, Danny Danon, kritikoi ashpër vendimin e Francës. Ai iu drejtua Macron-it: “Më 8 tetor ishit pranë Izraelit, përmendët pengjet. Sot i lini pas. Nuk do ta harrojmë që ky luftë nuk do të mbarojë derisa pengjet të jenë ende në Gaza.”

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Alban Begolli 22/09/2025 22/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?