KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fillojnë punimet për modernizimin e Termocentralit “Kosova B”, investohen 56.5 milionë euro
Ekonomi

Fillojnë punimet për modernizimin e Termocentralit “Kosova B”, investohen 56.5 milionë euro

KosovaNewss
KosovaNewss 18:17 -28/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizituan sot Termocentralin “Kosova B” me rastin e fillimit të punimeve në modernizimin e njësisë B2, investim ky i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Aty u priten nga ushtruesi i Detyrës së kryeshefit të KEK-ut, Gramos Hashani.

Për herë të parë ka filluar riparimi dhe modernizimi në Termocentralet ekzistuese të KEK-ut dhe po bëhet një rritje e kapacitetit për njësi, një prodhim vjetor shtesë prej mbi 600 GWh, si dhe një operim më i sigurt dhe më efikas i njësive të TC Kosova B. Realizimi i projekteve të rehabilitimit bazohet në studimin e fizibilitetit për TC “Kosova B”. Ky rehabilitim do të kontribuojë në përmbushjen e kërkesave mjedisore, duke reduktuar ndotjen e ajrit dhe duke siguruar përputhjen me standardet e Direktivave të Bashkimit Evropian (BE) për emisionet e pluhurit dhe gazrave.

“Unë ju përgëzoj shumë për këtë modernizim të turbinave në Termocentralin Kosova B, edhe të njësisë B1 edhe B2, të cilat janë të sekuencura në kohë, në mënyrë që ta kemi maksimumin e prodhimtarisë, po në të njëjtën kohë ta shtojmë edhe prodhimtarinë edhe sigurinë, edhe efikasitetin, e ta ulim ndotjen”, tha kryeministri Kurti gjatë vizitës.

Ai në veçanti e uroi menaxhmentin dhe punëtorët e KEK-ut që ky investim prej 56.5 milionë euro po financohet nga vetë KEK-u, prej të cilit do të kemi shtesë prodhimtari të energjisë prej 600 GWh, gjë që përbën lajm të mirë për qytetarët, industrinë dhe ekonominë tonë.

Ministrja Rizvanolli tha se kur të përfundojnë të gjitha punimet për rehabilitimin e Termocentralit “Kosovës B”, jetëgjatësia e tij do të shtohet edhe për 20 vjet, ndotja nga pluhuri dhe oksidet e azotit do të ulën për 60%, kurse remontet kapitale do të nevojiten që të bëhen një herë në 10 vjet, në vend se çdo pesë vjet. “Kjo do të thotë se siguria e furnizimit do të përmirësohet dukshëm për 20 vjet e ardhshëm, importi do të ulët për së paku 23 milionë euro ndërkaq eksporti do të rritet për së paku 20 milionë në vit”, shtoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

KQZ-ja përfundon numërimin

99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

KosovaNewss 28/04/2025 28/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?