Portieri kosovar ka shkëlqyer me Burnleyn në Championship, derisa pati edhe një ndeshje fantastike ndaj Benficës.
Fenerbahce është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij, teksa tani ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Burnleyt.
Mediat turke kanë raportuar se skuadra nga Stambolli ka ofruar 8 milionë euro për transferimin e Aro Muric.
Mbetet të shihet nëse Burnley do ta pranoj ofertën e skuadrës nga Stambolli.
Kujtojmë që Aro ka luajtur më parë për një vit në Superligën e Turqisë te Adana Demirspor, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij