Klubi i futbollit Ferizaj të premten do të futet në karantinë deri të dielën, kur edhe do ta zhvillojë ndeshjen e barazhit për mbetje në Superligë kundër Lirisë së Prizrenit.
Ferizaj të enjten ka njoftuar se do të zhvendosen nga Ferizaj, ndërsa ka kërkuar nga mediat të evitojnë kontaktet me lojtarët.
“Media të nderuara, ju njoftojmë po ashtu se FC Ferizaj mbetet e hapur që të bashkëpunoj me ju dhe se komunikimin do ta zhvillojmë përmes Zyrës për Informim, konkretisht zëdhënësit të klubit. Për fund, faleminderit për punën e palodhshme dhe kontributin e juaj në ngritjen e cilësisë së futbollit në Kosovë”, shkruan në njoftimin e klubit të futbollit Ferizaj.