Dy yjet e Manchester Cityt, Erling Haaland dhe Kyle Walker, u përplasën me stafin e Arsenalit në “Emirates” pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Manchester City humbi me rezultat 1-0 ndaj Arsenalit, pas një goli në minutat e fundit të ndeshjes nga Gabriel Martinelli.
Kamerat e ndeshjes kapën Haaland dhe Walker duke u grindur me disa anëtarë të stafit të trajnerëve teksa po merrnin rrugën drejt tunelit.
Pamjet treguan se kishte debate dhe disa shtyrje mes norvegjezit dhe trajnerit portierëve të Arsenalit, Nicolas Jover, i cili dikur punonte për Citizens.
Incidenti ndodhi pranë tunelit dhe Walker luajti rolin e ‘paqeruajtësit’ duke u kujdesur që situata të mos përshkallëzohej më tutje.