KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Erdogan betohet si president i Turqisë edhe për një mandat pesëvjeçar
Botë

Erdogan betohet si president i Turqisë edhe për një mandat pesëvjeçar

KosovaNewss
KosovaNewss 16:22 -03/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të shtunën për mandatin e ri presidencial në Ankara.

Teksa e ka lexuar betimin, ai ka thënë se do t’iu përmbahet vlerave të republikës laike dhe do t’i mbrojë të drejtat e njeriut.

Teksa blloku qeveritar e ka duartrokitur, pjesëtarë të opozitës nuk janë ngritur në këmbë, në momentin e betimit, si shenjë proteste.

Erdogan i ka fituar zgjedhjet presidenciale më 28 maj, në rundin e balotazhit, duke i siguruar edhe pesë vjet në pushtet.

Opozita e ka kritikuar presidentin 69-vjeçar, për ato që i konsideron tendenca “autoritare” të tij, si dhe për fushatë të padrejtë zgjedhore.

Presidenti turk tani pritet të vizitojë gjatë ditës mauzoleun e themeluesit të republikës moderne turke, Mustafa Kemal Ataturk, si dhe të takohet me mysafirë të huaj në pallatin presidencial për një darkë speicale.

Të shtunën, Erdogan do ta prezantojë kabinetin qeveritar.

Më shumë se 30 krerë shtetërorë dhe kryeministra janë pjesë e ceremonisë në Ankara – në mesin e tyre edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Të premten, Parlamenti i ri turk e ka mbajtur seancën e parë, pas rrethit të parë të zgjedhjeve, të mbajtura më 14 maj.

Erdogan dhe aleatët e tij, formojnë një bllok të madh në parlamentin me 600 ulëse.

Megjithatë, atyre u mungon shumica e nevojshme për të kryer ndryshime ligjore.

Presidenti më pas mund t’i miratojë disa ndryshime ligjore përmes dekretit, për shkak të fuqive ekzekutive që i janë dhënë kësaj pozite, prej vitit 2018/REL

Gjithashtu lexoni:

Hamasi jep përgjigje pozitive për planin e armëpushimit

Në Teksas lumi del nga shtrati, të paktën 24 viktima dhe 25 të zhdukur

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Rrokulliset një autobus në Gjermani, 23 të plagosur rëndë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

KosovaNewss 03/06/2023 03/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën
13:11 -05/07/2025
Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte
12:54 -05/07/2025
​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit
12:42 -05/07/2025
Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar
12:34 -05/07/2025
Abdixhiku flet pas kërcënimit në Kuvend: Nuk mu duk diçka serioze
12:16 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?