KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Emisari Lajçak për situatën në veri: Po punojmë intensivisht për të dalë nga kriza
Politikë

Emisari Lajçak për situatën në veri: Po punojmë intensivisht për të dalë nga kriza

KosovaNewss
KosovaNewss 17:59 -01/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ai dhe ekipi i tij kanë punuar dhe do të punojnë intensivisht ditëve të ardhshme për të dalë nga kriza në veri të Kosovës.

Në përshkrimin e punës për javën që po mbyllet, Lajçaku ka thënë se të gjitha zhvillimet kanë mbetur nën hijen e “ngjarjeve dramatike në veri të Kosovës”.

“Sapo jam kthyer në Bruksel nga Bratislava ku mora pjesë në konferencën e përvitshme GLOBSEC. Pjesëmarrja ime sivjet mbeti nën hijen e zhvillimeve dramatike në veri të Kosovës dhe dhunës që rezultoi me lëndime të pjesëtarëve të KFOR-it, qytetarëve, mediave dhe zyrtarëve të forcave ligjore. Si rezultat, ia kam dedikuar shumicën e kohës në këtë konferencë koordinimit të ngushtë me partnerët tanë dhe monitorimit të situatës në terren”, ka shkruar Lajçaku në Facebook.

Ai ka komentuar edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ka thënë se ka kërkuar “shtensionimin e menjëhershëm, rikthimin e qetësisë dhe kthimin në përpjekjet për normalizim, nën dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Lajçaku ka bërë të ditur se ka pasur takime edhe me zyrtarë të NATO-s si dhe “partnerë të rëndësishëm”.

“Në ditët në vijim, ekipi im dhe unë do të punojmë me intensitet me të gjitha palët dhe partnerët tanë për të gjetur rrugëdalje nga kriza”, ka shkruar tutje ai.

Presidentja Osmani pas takimit me Macron e Scholz: Bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç
Blinken sërish kërkon shtensionim në veri dhe veprime të përgjegjshme nga Kosova dhe Serbia
Ambasadori amerikan ia përsërit Kurtit kërkesat e ShBA-së, kërkon implementimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Bie për 3 centë çmimi i naftës, MINT-i publikon tarifat e reja

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

KosovaNewss 01/06/2023 01/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin
14:45 -05/08/2026
Haxhiu pas analizave të qumështit: Siguria ushqimore nuk njeh kompromis
14:26 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?