Pas një pune intensive hetuesit policorë kanë zhvilluar sot një aksion dhe kanë arrestuar një zyrtar të komunës në pozitë të arkitektit-inxhinierit të Komunës së Ferizajt si dhe një pronar të një kompanie private nga kjo komunë.
Arrestimin e zyrtarit dhe afaristit e kanë bërë hetuesit policore nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës.
Sipas burimeve të KosovaNews brenda policisë, arrestimi i tyre ka ardhur pasi dyshohen për keqpërdorime që janë bërë në ndërtimin e një stadiumi.
Kujtojmë së Krimet Ekonomike po vazhdojnë me intensitet punën kundër dukurive negative dhe keqpërdorimeve që zyrtarët bëjnë në institucione të ndryshme.