KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » EKSKLUZIVE: Punësime masive partiake në ndërmarrjet e Prishtinës – Rruga e re e LDK-së e njëjtë me të PDK-së (EMRAT-Pjesa2)
Politikë

EKSKLUZIVE: Punësime masive partiake në ndërmarrjet e Prishtinës – Rruga e re e LDK-së e njëjtë me të PDK-së (EMRAT-Pjesa2)

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 10:39 -19/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mënyra e vjetër e të vepruarit në qeverisje e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) së bashku me partneren e saj të koalicioneve të shumta e shpeshta, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), tani po zbatohet në Komunën e Prishtinës.

Ndarja e “kulaçit” për punësimet partiake sikurse ishte bërë dikur në nivelin qendror, tani po bëhet në mënyrë masive nëpër ndërmarrjet e kryeqytetit. Por kësaj radhe ka një garë të fortë mes LDK-së e PDK-së, se cila po bën më shumë punësime të zyrtarëve partiak, ish- kandidatëve nga garat zgjedhore, militantëve, familjarëve e personave të afërm me partinë.

Derisa PDK e ka mbushur ndërmarrjen Hortikultura (Gjelbër), LDK-ja është treguar shumë e zonja në Ndërmarrjen Publike Lokale “Prishtina Parking”, që menaxhohet prej njeriut të saj. Madje nga të gjeturat e deritashme të KosovaNews shihet se LDK e ka mjaft të gjatë listën me punësime partiake.

LDK-ja si parti që ka për qejf të thirret institucionaliste, e ka dërguar për të udhëhequr një institucion-ndërmarrje të rëndësishme si “Prishtina Parking”, Sokol Havollin, i cili ishte krahu i djathtë e këshilltar i Isa Mustafës në kohën sa ky ishte kryeministër.

Sido qoftë përveç Havollit që u vendos në krye të ndërmarrjes, KosovaNews ka gjetur se janë edhe dhjetëra emra të tjerë të militantëve të LDK-së që ndodhen në listën e të punësuarve në “Prishtina Parking” gjatë muajve të fundit.

Punësimet partiake – Dostat mbi nivel

Kështu në “Prishtina Parking”, Amir Kozmaqi gjeti punë si zyrtar kryesor financiar. Kozmaqi është një shok i mirë i Sokol Havollit, e që janë parë në shumë ndeja së bashku.

Madje Havolli është aq i afërt e shok i mirë me Kozmaqin sa ka publikuar edhe vetë shumë foto me të, e duke e quajtur edhe dost.

Pozitë me rëndësi në “Prishtina Parking” mori edhe një zyrtare e LDK-së.

Blerta Halimi-Kadriu u punësua si këshilltare e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes, respektivisht Sokol Havollit.

Zonja Halimi-Kadriu ishte pjesë e garës zgjedhore për Asamble Komunale nën siglën e LDK-së dhe barte numrit 24 në zgjedhjet e fundit.

Po njëjtë në “Prishtina Parking”, në pozitën zyrtar për shërbime ndaj klientëve, është punësuar Ermal Osmani. Edhe Osmani është aktivist i LDK-së në Podujevë.

Vende pune si për militantët partiak janë bërë edhe për persona të caktuar nga rrethi shoqëror i zyrtarëve.

Kështu një vend pune në këtë ndërmarrje e ka fituar edhe Ermira Mehmeti.

Kjo është vajza e ish- guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti, i cili për disa vjet punoi së bashku me Sokol Havollin që ishte zëvendës guvernator i BQK-së.

Ndërsa Fitore Sekiraqa u punësua si zyrtare administrative në “Prishtina Parking”. Zonja Sekiraqa është shoqe me motrën e Shpend Bilallit, i cili mban pozitën e lartë në ndërmarrje, në fakt është Kryesues i Bordit të Drejtorëve.

Ndërkaq një pozitë në ndërmarrje ka zënë edhe një shok i asamblistit të LDK-së, Sami Salihu.

Bëhet fjalë për Florit Softollin, i cili u punësua si inkasant NPL “Prishtina Parking”.

Post të lartë e rëndësishëm në NPL “Prishtina Parking” mban edhe Florent Maliqi.

Ky person është i punësuar në pozitën e drejtorit të Administratës në ndërmarrje. Por, kjo pozitë e lartë  duket se nuk e ka përmbushur Maliqin, i cili është emëruar edhe këshilltar i kryetarit Përparim Rama, ndërsa është dërguar edhe si aksionar në Ndërmarrjen Publike Lokale “Trafiku Urban”.

Burime brenda NPL “Prishtina Parking” thonë për KosovaNews se nga koha kur Sokol Havolli është bërë kryeshef ekzekutiv, Maliqi nuk shkon në punë-zyre të ndërmarrjes, por pagën e merr si drejtor i Administratës.

Duhet theksuar se kjo ndërmarrje ka raste kur është treguar e ashpër me punëtorët e saj në rast të mosparaqitjes në punë dhe nga të gjeturat tona është së paku një rast kur një punëtori në nivelin më të ulët i është shkëputur kontrata dhe ndërprerë marrëdhënia e punës me arsyetimin e mosparaqitjes në punë për tri ditë rresht.

Duke marrë për shkak këtë rast, i jemi drejtuar  NPL “Prishtina Parking” dhe kemi pyetur pse nuk veprohet njëjtë edhe në rastin e Maliqit, por deri tani nuk është kthyer përgjigje.

Ndërkaq po në këtë valë punësimesh pozitë për vete gjeti edhe një zyrtar i LDK-së.

Bëhet fjalë për personin Kushtrim Sopa që u punësua si zyrtar administrativ në NPL “Prishtina Parking”.

Sopa gjatë zgjedhjeve të fundit lokale për Asamble Komunale garoi si kandidat i LDK-së me numër 14. 

E pushtetit të LDK-së ia pa hajrin edhe një shofer.

Shpëtim Dula që është shofer i nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, është punësuar në NPL “Prishtina Parking”, si inkasant.

Se NPL “Prishtina Parking” i ka hapur dyert për njerëzit e afërm të krerëve të LDK-së shihet edhe me punësimin e radhës.

Asamblistit të LDK-së, Ajet Brajshorit i është rehatuar me një pozitë të mirë, nipi, respektivisht djali i vëllait, Valdrin Brajshori, i cili është punësuar si certifikues financiar në ndërmarrje.

Po kështu, në “Prishtina Parking” është punësuar Safet Zuka. Edhe Zuka është pjesë e LDK-së, ndërsa që mik e ka Naser Ramadanin, i cili ishte kandidat i LDK-së me numër 50 në zgjedhjet lokale.

Zuka gjatë zgjedhjeve përveç pjesëmarrjes fizike nëpër takimet e partisë, kujdesej që Ramadanit t’ia paraqiste veprimtarinë e tij edhe në rrjetet sociale.

Ankesa për shkelje të shumta gjatë procesit të përzgjedhjes së Sokol Havollit

Për shkak se procesi i përzgjedhjet së Sokol Havollit nuk kishte shkuar mirë u paraqitën edhe ankesa dhe një prej tyre që argumentonte për shumë shkelje në këtë proces është Isak Rakovica.

Vetë Rakovica ishte pjesë e garës për kryeshef ekzekutiv dhe pas përfundimit të këtij procesi ka bërë ankesë në Inspektoratin e Punës, duke renditur shumë shkelje në përzgjedhjen e Sokol Havollit. Ankesën e ka siguruar KosovaNews.

Mirëpo duket se pati një marrëveshje mes palëve dhe pas tërheqjes së ankesën ku ishin renditur një varg parregullsish, Isak Rakovica mori pozitën e këshilltarit të Sokol Havollit.

Për të gjitha këto punësime partiake dhe çështje tjera redaksia e KosovaNews ka dërguar pyetje në Ndërmarrjen Publike Lokale “Prishtina Parking”, por deri në kohën e publikimit të artikulli nuk kemi marrë përgjigje.

Kështu, punësimet tregojnë se mes ndërmarrjeve tjera, “Prishtina Parking” u mor nga LDK-ja, kurse ndërmarrja “Hortikultura” apo siç mban tash emrin “Gjelbër”, u mor prej PDK-së.

Më poshtë mund të lexoni për punësimet e PDK-së…

EKSKLUZIVE: Punësime masive nga PDK e LDK në “Hortikultura” dhe “Prishtina Parking” – Zyrtarë partiak, ish- kandidatë, militantë, familjarë e persona të afërm… (EMRAT – Pjesa1)

Gjithashtu lexoni:

Abrashi: Prokuroria Speciale po shfrytëzohet për qëllime të luftës politike

Kurti i del në mbrojtje ministrit Peci, e quan ministrin më të suksesshëm të Qeverisë

Kurti: Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella – të historisë, miqësisë dhe vlerave të përbashkëta

Mijaçiq: Me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 Serbia e ka njohur Republikën e Kosovës

Gërvalla për intervistimin i Faton Pecit: Inskenim i gërditshëm aksioni i sotëm i Blerim Isufajt kundër ministrit më shembullor të këtij mandati

Kreshnik Llabjani 19/12/2023 19/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
broken clouds
13° _ 13°
82%
1 km/h
Wed
19 °C
Thu
13 °C
Fri
17 °C
Sat
16 °C

Lajmet e Fundit

Abrashi: Prokuroria Speciale po shfrytëzohet për qëllime të luftës politike
23:11 -27/05/2025
Araujo: Unë jam kapiteni i Barçës dhe do të qëndroj në klub
23:07 -27/05/2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë na mban në garë për vendin e dytë
22:39 -27/05/2025
Kurti i del në mbrojtje ministrit Peci, e quan ministrin më të suksesshëm të Qeverisë
21:58 -27/05/2025
Pas intervistimit, Bekim Hoxha lirohet në procedurë të rregullt
21:35 -27/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?