KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » EKSKLUZIVE: Punësime masive nga PDK e LDK në “Hortikultura” dhe “Prishtina Parking” – Zyrtarë partiak, ish- kandidatë, militantë, familjarë e persona të afërm… (EMRAT – Pjesa1)
Politikë

EKSKLUZIVE: Punësime masive nga PDK e LDK në “Hortikultura” dhe “Prishtina Parking” – Zyrtarë partiak, ish- kandidatë, militantë, familjarë e persona të afërm… (EMRAT – Pjesa1)

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 14:17 -15/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Miket e kamotshme në qeverisje e “rivalet” e vjetra të fushatave zgjedhore, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duket se nuk mund të rrinë pa njëra-tjetrën. Pas tërmetit që përjetuan në zgjedhjet e fundit nacionale të vitit 2021 dhe humbjes së mundësisë për të qeverisur me Kosovën, u bashkuan për të mos mbetur pa hise në pushtet, kësaj radhe në nivelin lokal, qeverinë e Prishtinës.

Pra LDK e PDK u bën bashkë dhe arritën që të ngushëllohen me marrjen e pushtetit në Komunën e Prishtinës dhe sipas traditës së tyre të ndërtuar për vite edhe në kryeqytet e ndanë kulaçin e pushtetin, si në drejtori e sidomos në ndërmarrjet publike komunale.

Kështu, mes ndërmarrjeve tjera, “Prishtina Parking” u mor nga LDK-ja, kurse ndërmarrja “Hortikultura” apo siç mban tash emrin “Gjelbër”, u mor prej PDK-së.

Në fakt qeverisja LDK-PDK në Prishtinë po e përmbyll edhe një vit me shumë emërime politike. E përveç pozitave të larta ku janë deleguar njerëz të tyre, KosovaNews ka gjetur dhe i ka të faktuara se si janë punësuar, zyrtarë, militantë, familjarë e të afërm me këto parti politike edhe nëpër pozita më të ulëta.

Praktikisht, bazuar në të gjeturat që ka siguruar KosovaNews me emrat e të punësuarve në “Prishtina Parking” dhe “Gjelbër”, shihet se LDK e PKD janë në garë të ngushtë, se cila po i mbush më shumë ndërmarrjet me njerëzit e saj.

Kërdi me punësimet e PDK-së në Ndërmarrjen Publike Lokale “Hortikultura” që sivjet mori emrin e ri “Gjelbër”

Pas 59 vjetësh ekzistimi, Ndërmarrja Publike Lokale “Hortikultura” sivjet ka ndërruar emrin në “Gjelbër”. Kjo u tha se ndodhi për shkak të përshtatjes së emrit me fushëveprimtarinë që kryen.

Por kjo ndërmarrje kohën e fundit nëse jo edhe publikisht emrin, mori shumë nga strukturat e PDK-së. Lista është e madhe e punësimeve që “Gjelbër” iu bëri zyrtarëve të PDK-së, ish- kandidatëve për asamble, militantëve, familjarëve të tyre dhe personave tjerë të afërm me këtë subjekt politik.

Kështu pozitë të rëndësishme në “Gjelbër” iu dha Andi Belegut. Si shok i ngushtë i asamblistit nga radhët e PDK-së, Granit Gecit, Belegu mori pozitën e Sekretarit Korporativ dhe Këshilltarit të Përgjithshëm të ndërmarrjes. E vetë Belegu nuk e fsheh simpatinë që ka për PDK-në, duke bërë edhe shpërndarjen e postimeve të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Pozitë me rëndësi në “Gjelbër” mori edhe një person tjetër i PDK-së.

Ard Azemi u punësua si bashkëpunëtor profesional për çështje juridike në ndërmarrje.

Kështu “mundimi” i garës për Asamble Komunale nën siglën e PDK-së dhe bartja e numrit 52 në zgjedhjet e fundit, Azemit iu shpërblye me një pozitë të mirë pune në “Gjelbër”.

I pa shpërblyer nuk mbeti as Endrit Maxhuni, i cili po ashtu ishte në garë për Asamble Komunale nga radhët e PDK-së dhe barte numrin 46 në zgjedhjet lokale.

Por, Maxhuni nuk mori vetë ndonjë pozitë. Atij iu punësua bashkëshortja, Donika Shala – Maxhuni.

Zonja Shala-Maxhuni është punësuar në pozitën e ciceronit në “Gjelbër”.

I shpërblyer pas marrjes së pushtetit në Prishtinë doli të jetë edhe kandidati tjetër për Asamble Komunale nga radhët e PDK-së me numër 37, Naim Bytyqi. Ky person që punon si mësimdhënës në një shkollë të Prishtinës ishte bërë viral në rrjetet sociale për gjuhën e ashpër që kishte përdorë ndaj një gjyshi që kërkonte të mos zgjatej greva në arsim dhe fëmijët t’u ktheheshin shkollave. Naim Bytyqi i bërtiste gjyshit e i thoshte që të shkonte në shtëpi…(Ka edhe storie me VIDEO nga ky rast, që gjenden në YouTube).

Aktiviteti partiak e angazhimi për grevë kundrejt Qeverisë së Kosovës, Naim Bytyqit i është shpërblyer me dhënien e një pozite për bashkëshorten, Sanije Bytyqi, e cila është  punësuar në ndërmarrjen “Gjelbër” si sekretare teknike.

Edhe asamblistes Arbnora Ajeti pas ikjes nga AAK-ja dhe bashkimit me PDK-në, iu dhanë përgjegjësi  shtesë duke e caktuar si aksionare në Ndërmarrjen Publike Lokale “Gjelbër”. E zonjës Ajeti i janë rehatuar me pozita njerëz të afërm, si një vajzë e një djalë i axhës, të cilët rezultojnë të jenë motër e vëlla. 

Nazmije Berisha u punësua te njësia e prodhimit të luleve në “Gjelbër” dhe mori pozitën si kryepunëtore. Nazmija rezulton të jetë motra e koordinatorit në këtë ndërmarrje, Muhamet Ajetit.

Siç mëson KosovaNeës, Muhameti është bërë koordinator me vendim të brendshëm të ndërmarrjes, ndërsa që për këtë pozitë duhet pasur të mbaruar fakultetin, Muhamet Ajeti ka të përfunduar vetëm shkollën e mesme.

Kurse direkt për vete pozitën si sekretare teknike në NPL “Gjelbër” e mori Shqipe Berisha-Maxhuni, e cila u punësua në kë pozitë pasi më parë ishte në garë për Asamble Komunale nga radhët e PDK-së me numër 42.

Në mesin e dhjetëra emrave të tjerë të zyrtarëve, ish- kandidatëve për asamble komunale, militantëve e personave të afërm me PDK-në një vend në ndërmarrje zuri edhe Urim Salihu, që është familjar i anëtarit të Kryesisë Qendrore të PDK-së, Betim Gjoshi.

Si i afërm i zyrtarit të lartë të PDK-së, Salihu u punësua në një pozitë më të lartë, duke u bërë drejtor i Administratës në NPL Hortikultura, apo siç njihet tashmë me emrin e ri “Gjelbër”.

Po ashtu edhe deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha tash së voni i është rehatuar me një vend pune nipi i saj, respektivisht djali i motrës, Bujar Duraku.

Ai mori pozitën e inkasantit në Ndërmarrjen Publike Lokale “Hortikultura”, apo “Gjelbër”.

Vende pune për kryetarët e Nëndegëve të PDK-së

Vende punë në Ndërmarrjen Publike Lokale “Hortikultura” apo “Gjerbër” fituan edhe dy kryetarë të nëndegëve të PDK-së nga Komuna e Prishtinës.

Ali Shala është kryetar i Nëndegës së PDK-së Barilevë dhe është punësuar te Njësia punuese për menaxhimin e peizazhit të mbrojtur natyror “ Gërmia”.

Kurse kryetari i Nëndegës së PDK-së nga Sharbani, Mentor Jusufi, mori një pozitë pak më të lartë.

Shabani është punësuar te Njësia punuese për kryerjen e shërbimeve dhe mirëmbajtjen e varrezave në territorin e Komunës së Prishtinës. Ai mori pozitën e kryepunëtorit.

Redaksi e KosovaNews posedon edhe dëshmi të tjera për punësimet e këtyre personave në ndërmarrje, si vendime për emërimet e tyre dhe listën e pagave që kanë marrë gjatë muajve në këtë vit që po përmbyllim.

Ndërmarrja – Pa kontakt

Për të gjitha këto punësime partiake KosovaNews ka tentuar të kontaktoj e të merr një sqarim nga  Ndërmarrja Publike Lokale “Gjelbër”, por qasja me drejtuesit e saj ka qenë e pamundur.

Kjo ndërmarrje ka një ueb-faqe sa për të thënë, e nuk përkon me të dhënat që duhet të prezantohen nga një institucion publik. Aty janë katër rubrika, ku në të parën është e shkruar vetëm një fjali, mandej në të dytën jepet pak biografi për ndërmarrjen, kurse në të tretën janë të publikuara njoftimet për hapjen e dy konkurseve më herët, si dhe në fund një numër për kontakt: 0800 40004. Por ky numër është vetëm i shkruar, sepse nuk e hap askush dhe në të shumtën e herëve është jashtë funksionit. E për çudi kjo ndërmarrje nuk ka as edhe një  e-mail zyrtar.

Pjesa 1 dhe Pjesa 2 – Gara e ngushtë mes LDK-së dhe PDK-së për punësime partiake

Kjo ishte Pjesa e Parë e punësimeve të PDK-së dhe KosovaNews do të sjell edhe Pjesën e Dytë me listën e gjatë të punësimeve që ka bërë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Ndërmarrjen Publike Lokale “Prishtina Parking”. LDK nuk ia lëshoi aspak rrugën PDK-së.

LDK-ja përveç që mbushi pozitat drejtuese me njerëzit e saj, në “Prishtina Parking” ka punësuar mandej zyrtarë, militantë, familjarë e të afërm me këtë parti politike edhe nëpër pozita më të ulëta.

Vazhdon…

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

“S’japim dot zgjidhje për Kosovën e Serbinë”, ish-këshilltari i Trump: Ja si i jepet fund konfliktit

Kurti-opozitës: Testojeni Albulenën nëse i ka 61 vota apo jo

Kurti: Është obligim i të gjithë deputetëve të funksionalizojnë Kuvendin, opozita s’i pranoi dy opsionet tona

Kreshnik Llabjani 16/12/2023 15/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik
22:12 -28/06/2025
Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”
22:09 -28/06/2025
Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
21:22 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?