Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës – njësia për Krime Ekonomike – në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka zhvilluar një aksion në Ministrinë e Infrastrukturës, konkretisht në Divizionin e Autoshkollave.
Gjatë këtij aksioni janë arrestuar tre zyrtare të këtij divizioni. Burime të KosovaNews bëjnë të ditur ekskluzivisht se të arrestuarat janë:
Florije Kelmendi Selimi, inspektore,

Vjollca Kelmendi, zyrtare në Divizionin e Autoshkollave,

Edila Gosalci, po ashtu zyrtare në të njëjtin divizion.

Lidhur me këtë aksion është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka konfirmuar se hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Policia e Kosovës, me njësitë e saj relevante dhe me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të procedurave policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, mund të bëhen publike informacione shtesë,” ka deklaruar Kelani për KosovaNews.
Lexo po ashtu: