KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Albin Kurti e publikoi marrëveshjen e nënshkruar në ShBA
Politikë

Kryeministri Albin Kurti e publikoi marrëveshjen e nënshkruar në ShBA

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 08:55 -28/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e publikoi marrëveshjen 236.7 milionë dollarëshe që është arritur  me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në ShBA.

Për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në, Kurti tha në rrjetin social se është ditë e shënuar e një bashkëpunimi historik.

“Pas tetë vjetëve, isha në ShBA para tre muajve. Pikërisht më 27 prill, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Zonjës Sekretare, Madeleine Albright, në funeralin në Katedralen e Ëashington DC. Saktësisht tre muaj më vonë, më 27 korrik 2022, morëm pjesë në këtë ngjarje historike për Kosovën, zhvillimin e saj dhe lidhjen e saj me ShBA-të. Në njërën anë të marrëveshjes është pikërisht zonja tjetër Albright, Alice, vajza e Sekretares së Shtetit, nënshkrimin historik të së cilës e mban intervenimi i NATO-s në pranverën e vitit 1999 për ta ndalur gjenocidin e Jugosllavisë dhe Serbisë së Milosheviqit në Kosovë. Nga çlirimi te zhvillimi, nga Albright te Albright”, shkroi Kurti.

Ai shtoi se nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Programin Kompakt me vlerë prej 236.7 milionë dollarë, përveçse është ditë e shënuar e një bashkëpunimi historik mbi qëllime të përbashkëta në sektorin e energjisë, është kremtim i marrëdhënieve të thella ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky është investimi më i madh dhe më inovativ i bërë ndonjëherë në Kosovë në sektorin e energjisë.

Kurti tha se programi Kompakt do të jetë gurthemeli i tranzicionit tonë të gjelbër dhe do të kontribuojë në sigurinë tonë energjetike dhe transformimin socio-ekonomik.

“Kështu, Kosova për herë të parë po krijon kapacitetet e saj të para për akumulimin me bateri të energjisë elektrike, si dhe po investon në zhvillimin e shkathtësive të reja në sektorin e energjisë, duke u përgatitur për tranzicionin e drejtë energjetik”, tha ai.

Kryeministri KUrti shtoi se Republika e Kosovës i është jashtëzakonisht mirënjohëse Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që po qëndrojnë përkrah nesh në realizimin e investimeve të bazuara në vlera dhe interesa të përbashkëta.

Në veçanti, Kurti e falenderoi kryeshefen ekzekutive të MCC-së, znj. Alice Albright, ministren tonë të Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli dhe dy ekipet përkatëse që studiuan, shqyrtuan e negociuan për të arritur te rezultati i shkëlqyeshëm dje./KosovaNews/

https://www.facebook.com/albini2017/posts/pfbid09iJYjZ8ABidEAmBB1t6DfoxY6PzBoSYZvb1KN5SLFmhGmWYZEgYgFRf1DRUTV2S4l

Gjithashtu lexoni:

Seanca shtyhet për të dielën, ka një shpresë për zgjidhje politike

Dehari para fillimit të seancës fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike

Haxhiu: Nëse nuk i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem nga kandidatura

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet, dhe të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim

Dehari: Kuvendi është përgjegjësi e të gjithëve, porosia e kushtetueses ishte të arrihet një marrëveshje

Kreshnik Llabjani 28/07/2022 28/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
65%
1 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
31 °C
Mon
33 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Seanca shtyhet për të dielën, ka një shpresë për zgjidhje politike
11:42 -27/06/2025
Dehari para fillimit të seancës fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike
11:30 -27/06/2025
Haxhiu: Nëse nuk i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem nga kandidatura
11:02 -27/06/2025
Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri
11:00 -27/06/2025
Pas armëpushimit Izrael-Iran, Erdogan pret angazhim të ngjashëm në Gaza dhe Ukrainë
10:56 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?