Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se sot ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B-2, e cila tashmë është duke prodhuar rreth 260 MW/h.
Në njoftim po ashtu thuhet se në mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A-3 e cila është kthyer në prodhim me kapacitet prej 130 MW/h.
“Korporata Energjetike e Kosovës ju siguron që do të vazhdoj me përkushtim t’i përfundoj edhe remontet e rregullta në njësitë tjera konform planit në mënyrë qe deri ne fillim të sezonit dimëror të operoj me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet prej rreth 800 MW/h”, thuhet në postimin e KEK-ut në Facebook.
Lexo edhe: