KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aliu: Mbi 350 mijë ndërtime janë pa leje në gjithë vendin
Ekonomi

Aliu: Mbi 350 mijë ndërtime janë pa leje në gjithë vendin

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 13:07 -12/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se vendimi për plotësim-ndryshimin e Ligjit për ndërtime pa leje i miratuar sot në kabinetin qeveritar do t’ia japë mundësinë qytetarëve që t’i legalizojnë ndërtimet.

Aliu në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha që pronarët që nuk i kanë të legalizuara objektet e tyre duhet të aplikojnë për legalizim, sepse sipas tij, procedura është shumë e thjeshtë.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka thënë se mbi 75% e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje, gjë që ndikon në zhvillimin ekonomik dhe planifikimin hapësinor të vendit.

“Në regjistrimet e ndërtimeve pa leje në vend, figurojnë 352 mijë e 836 ndërtime pa leje në të gjithë vendin. Vetëm komuna e Prishtinës i ka mbi 46 mijë ndërtime pa leje. Mbi 3/4 e ndërtimeve janë pa leje. Jemi në përgatitet finale të planit hapësinor të Kosovës. Banimi kolektiv është kryesisht ilegal. Banorët që i kanë ble ato banesa nuk mund ti regjistroj në kadastër”, tha ai.

- Reklamë -

Aliu pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka thënë se aprovimi i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje është i rëndësishëm sepse lidhet me zhvillimin ekonomik dhe planifikimin hapësinor në Kosovë.

“Ky ligj është mundësi e mirë që këto ndërtime të legalizohen. Tek ndërtimet individuale të gjithë pronarët mund të vijnë ta bëjnë legalizimin. Është e rëndësishme që të bëjnë thirrje për pronarët e aseteve që i kanë të palegalizuara të aplikojnë për legalizim. Janë vetëm katër formularë për plotësim”, shtoi ai.

Ministri bëri të ditur se çmimi për legalizim është shumë i ulët.

“Prandaj ky ligj është një mundësi e mirë që të gjitha këto ndërtime të legalizohen, është një shansë e re, çmimi është i ulët 1 euro për 1m2 për ndërtimet individuale, kur flasim për ndërtimet kolektive është 2 euro për m2”, u shpreh ai.

Ai tha se vetëm komuna e Prishtinës i ka mbi 46 mijë ndërtime pa leje.

Sot Qeveria e Kosovës bëri plotësim-ndryshimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Në Kosovë është në fuqi ligji i vitit 2018 për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Qëllimi i këtij ligji është krijimi i procedurave të thjeshtëzuara për ta mundësuar legalizimin dhe për të ndihmuar qytetarët që të realizojnë përfitime nga ndërtimet e tyre, ofrimi i shërbimeve përmes një zyreje të vetme shërbyese për legalizim dhe regjistrim të ndërtesave dhe pjesëve të ndërtesave në Kadastër, dhe regjistrimin e pronarit të ndërtimit pa leje dhe pjesëve të ndërtesave në Regjistrin e të Drejtave në Pronë të Paluajtshme si dhe identifikimi i ndërtimeve pa leje në mënyrë që komunave t’u mundësohet planifikimi dhe ofrimi më i mirë i shërbimeve për banorët në territorin e tyre.

Ndërsa i pyetur se pse nuk ka vepruar inspektorati në aksionin e konfiskimit të vilave në Brezovicë, ai ka thënë se ndërtimet janë të natyrave të ndryshme.

“Përpos ndërtimeve janë hidrocentralet, prerja e pyjeve. Kur flasim për Brezovicën ka një dallim esencial mes pjesës se Brezovicës dhe pjesëve tjera”, ka thënë ai.

Gjersa ka shtuar se dualizmi i kompetencave me komunat ka qenë shkaktari kryesor për këtë problem.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kreshnik Llabjani 12/10/2022 12/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sat
20 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?