KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekonomia drejt tkurrjes në Gjermani
Botë

Ekonomia drejt tkurrjes në Gjermani

KosovaNewss
KosovaNewss 11:04 -16/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Inflacioni e ka ulur dëshirën e konsumatorëve për të blerë. Kjo reflektohet edhe në parashikimet makroekonomike.

Sipas parashikimeve të instituteve kryesore për hulumtimin e ekonomisë në Gjermani, inflacioni i lartë, një ekonomi e dobët globale dhe norma më të larta interesi do të bëjnë që ekonomia gjermane këtë vit të tkurret. Produkti i brendshëm bruto pritet të bjerë me 0.3 për qind, parashikon Instituti për Ekonominë Botërore (IfW) në analizën për verën të publikuar më 15.06.  Në pranverë ende supozohej  se do të kishte një rritje prej 0.5 për qind.

Edhe Instituti RWI me qendër në Essen e uli parashikimin e tij nga plus 0.2 në minus 0.3 përqind, ndërsa instituti DIW në Berlin pret një minus prej 0.2 përqind. Për krahasim: qeveria federale pret rritje prej 0.4 për qind. Për vitin e ardhshëm institutet tani presin rritje deri në 2.0 përqind.

“Nisur nga kriza e rëndë dhe ndalimi i furnizimeve me naftë dhe gaz nga Rusia, ekonomia gjermane po ecën mirë duke konfirmuar aftësinë e saj për t’u përshtatur shpejt me rrethanat e reja,” tha presidenti i IfW-së, Moritz Schularick. “Por është gjithashtu e qartë se kriza energjetike ka lënë gjurmën e saj”. Megjithatë, perspektiva për ekonominë është më e mirë se sa sugjeron norma vjetore negative, shtoi ai.

Ekonomia gjermane e mbërthyer nga recesioni

Produkti i brendshëm bruto u tkurr në fund të vitit 2022 duke vazhduar edhe në tremujorin e parë të vitit 2023. Gjermania – ekonomia më e madhe e Evropës – është mbërthyer nga recesioni. Sipas një studimi rreziku për një recesion veror është rritur ndjeshëm. Nga muaji qershor deri në fund të gushtit probabiliteti për recesionin është rritur në 49.3 për qind, tha Instituti për Kërkime Makroekonomike dhe Ciklin e Biznesit (IMK), i cili është i afërt me sindikatave.

Në maj recesioni ishte ende 37.6 për qind. “Rritja e përsëritur e dukshme për probabilitetin e recesionit tregon se prodhimi ekonomik në Gjermani është në rastin më të mirë në stanjacion në tremujorin e dytë”, tha eksperti i ekonomisë pranë IMK, Peter Hohlfeld.

Pavarësisht rënies ekonomike ekspertët e Institutit për Ekonominë Botërore (IfW) me qendër në Kiel presin që tregu i punës të mbetet i fuqishëm. Numri i personave të punësuar pritet të rritet me më shumë se 350,000 këtë vit. Shkalla e papunësisë do të rritet në 5.6 për qind, por vitin e ardhshëm do të bjerë përsëri në nivelin e vitit 2022 prej 5.3 për qind.

Gjithashtu lexoni:

Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë

Lëshohet urdhër për të ndaluar hyrjen e Dodikut në vendet ushtarake

X-i i Musk bllokon profilin e kryetarit të arrestuar të Stambollit me kërkesë të Turqisë

HISTORIKE – Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost është Papa i ri

Kosova me potencial për t’u bërë qendra kryesore e kriptos në Ballkan dhe Evropë

KosovaNewss 16/06/2023 16/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?