Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e ka pranuar se Yannick Carrasco mund të transferohet te Barcelona.
Katalonasit janë futur në garë për transferimin e asit të Atleticos. Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez dëshiron që ta ketë në skuadër Carrasco-n për sezonin e ardhshëm.
“Yannick Carrasco ka mundësinë t’i bashkohet Barcelonës, që është një mundësi e shkëlqyer për të”, tha Simeone.
“Dua që lojtarët e mirë të qëndrojnë, por nëse largohen, e falënderoj për gjithçka”, tha tekniku argjentinas.
